3.7 C
Priština
More

    Tre arsye pse nuk duhet të bashkoheni sërish

    spot_imgspot_img

    Kam njohur disa çifte që janë ndarë dhe kanë gjetur mënyrë se si të bashkohen sërish- vetëm për t`u ndarë edhe një herë tjetër! Pse? Sepse kanë injoruar sinjalet që kanë paralajmëruar përfundimin e lidhjes së tyre. Andaj në vend se të injorini shenjat që tregojnë “Ndarje”, lexoni këto tre arsye pse nuk duhet kurrë të bashkoheni sërish dhe të provoni një diçka të re.

    1. Lidhja juaj ishte toksike. Është e qartë se nëse i ktheheni sërish dikujt që ju nënçmonte, ju thërriste në emra, shmangej nga detyrimet e lidhjes dhe shpesh “zhdukej”, nuk është ide e mirë. Pas dhimbjes së ndarjes dhe bezdisjes e të qenit beqare, është lehtë të rrëshqitni në mendime dhe të kujtoni vetëm momentet e mira që kishit. Mirëpo mbani mend, nuk mund të pranoni vetëm gjysmën e mirë të tij, me të mirën vjen edhe e keqja- dhe askush nuk duhet të përballet me një të keqe të tillë.
    2. Nuk mund t`i besoni. Qofshin edhe gënjeshtrat e vogla të parrezikshme, ju ngjallet një ndjenjë se jeni në lidhje me një tërësisht të huaj i cili mund të ketë shkatërruar besimin tuaj edhe në mënyra ekstreme sikurse tradhëtia. Ajo që ka rëndësi është se lidhja juaj e re do të përfshihet nga mosbesimi i cili sjell pasiguri, ankth dhe dëshpërim. Prisni për dikë që e meriton besimin tuaj e jo dikë që nuk e vlerësonte atë.
    3. Keni mospërputhje në prioritete. Ish i dashuri juaj ishte perfekt përveç se nuk përputheshit në çështje të rëdësishme. Ai dëshironte fëmijë ndërsa ju nuk ndjeheni e gatshme, apo ju jeni religjioze ndërsa ai ishte një ateist. Partneri perfekt nuk ekziston mirëpo sinkronizimi i qëllimeve dhe vlerave është kyç për ekzistimin e një lidhjeje./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...