Duart, qafa, balli dhe sytë me kalimin e moshës më siguri ju kujtojnë diçka të përbashkët, rrudhat.
Kontakti i vazhdueshëm me kushtet e jashtëme atmoferike, mimikat e një sërë faktorësh të tjerë, ndikojnë drejtpërdrejtë në mirëqenien e fytyrës tuaj.
Krahas gjenetikës ka disa mënyra se si mund të kujdeseni për ta minimizuar sa më shumë këtë ndryshim që ndodh me kohën në lëkurë.
Kjo është një nga mënyrat më të lehta e efikase të trajtimit natyral kundër rrudhave.
Ju këshillojmë të përdorni karrotat dhe vezët si dy produkte të pasura me aminoacide, minerale dhe shumë vitamin C.
Kështu do të mund të përfitoni një lëkurë të butë si dhe do të mbroheni natyralisht në çdo kohë nga rrezet e dëmshme të diellit.
Ndiqni mëposhtë mënyrën e saktë të përgatitjes së këtij trajtimi për ta aplikuar në lëkurën tuaj.
Përbërësit
2 karrota
1 e bardhë veze
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e këtij trajtimi si fillim shtrydhni të dy karrotat në mënyrë që të merrni lëngun e tyre.
Hidheni atë në një enë dhe aty bashkojeni me të bardhën e vezës.
Përzieni mirë dhe aplikojeni mbi fytyrë të pastër e sidomos në pjesën ku keni rrudha të theksuara.
Përshembull mund ta vendosni në zonën e ballit ku formohen vijat e gjata të rrudhave, anash syve, buzëve apo në qafë.
Shtrihuni diku dhe qetësohuni për 20 minuta, derisa maska të thahet duke bërë kujdes që gjatë kësaj kohe ta lini fytyrën sa më të relaksuar dhe pa mimika.
Kur të ndjeni se maska është tharë, shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm të freskët e më pas mund ta lyeni me një krem mbrojtës nëse do të dilni në diell ose me kremin tuaj hidratues.
Këtë trajtim të thjeshtë dhe efikas këshillohet ta kryeni të paktën 3 herë në javë për të marrë rezultate të mira.