-0.9 C
Priština
More

    Trajtim natyral për dhimbjet në vesh

    spot_imgspot_img

    Format themelore për shërimin e yndyrës dhe dhimbjeve në veshë janë ngrohtësia dhe bimët shëruese. Kur i pastroni veshët duhet shmangur shkopinjt për veshë, sepse me këto yndyra e veshit shtyhet edhe më thell në kanal. Shpëlarjen me injeksion plastik, me të cilën injektohet lëngu dhe qiriri për veshë të cilët shërbejnë për pastrimin e kanalit të veshit, guxon ta bëjë vetëm mjeku sepse ju vetë mundë ta lëndoni daullen e veshit.

    Dhimbjet në vesh

    Nëse jeni i prirur për dhimbje në veshë, kurse jasht sigurisht që është ftohtë, mos dilni nga shtëpia pa mbulojë në kokë apo pak pambuk në veshë. Gjatë notit preferohet të vëni kapelën për not dhe të përdorni qirinjtë prej dylli apo silikoni. Gjithmonë këshilloni mjekun nëse keni dhimbje edhe pas përdorimit të metodave shtëpiake të shërimit.

    Farat e qershive (vishnje) – jastëkun (kompresë) e ngrohtë me fara qershie mbështeteni në veshin e sëmurë, ndriçoni veshin me dritë infra të kuqe dhe kokën gjatë natës mbani mbi ‘termofor’ (gomë me ujë të ngrohtë), sepse ngrohtësia i zbutë dhimbjet.

    Vaji i karafilit – zvogëlon dhimbjet me të cilin e lagni pak pambuk dhe ashtu të lagur e vendosni në veshin e sëmurë, në pjesën e përparme të kanalit të dëgjimit.

    Miell mustarde – tri lugë miell përzieni me ujë të ngrohtë në një masë të hollë. Në gazë vendosni masën dhe për 15 minuta e mbani pas veshit të sëmurë.

    Vaji i çajit (pemës së çajit), ullirit apo bajameve – përgatitni pika për veshë, ashtuqë përzieni 3 pika vaj çaji me 1 lugë të vogël vaj ulliri apo bajamesh dhe përzierjen e ngrohni mbi ujë të vluar. E ktheni kokën anash dhe pikoni pikat në vesh, përmes një pipete të cilën mund ta bleni në barnatore.

    Mjekërrcjapi (Tragopogon pratensis L.) – pini dy deri tri gota çaj prej ‘mjekërrcjapi’ (bimë) sepse i zvogëlon dhimbjet.

    Feta qepë të papërpunuara – pas veshit vendosni pecë me feta të qepëve të papërpunuara dhe përforconi (lidheni) për koke me shirit.

    Pecë me qepë të grira – pecën shtrëngoni me shall apo kapelë të leshtë dhe në vesh mbani për rreth 30 minuta, përdorni tri herë në ditë që të zbutni dhimbjet.

    Që të kurseni, si pecë për veshë, në vend të facoletave të reja tekstili, mund të përdorni lecka të vjetra të kuzhinës të lirit apo pambuku, të cilat i preni në copa të vogla.

    Sigurisht që jeni shqetësuar kur keni ndjerë për herë të parë dhimbjet e pakëndshme të veshit. Nëse jeni person i prirur për pezmatime të shpeshta është shumë e rëndësishme që të ndiqni këto këshilla për ta bërë jetën më të lehtë./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...