Tradhëtia nuk është në modë, por lidhjet për një natë janë (derisa jeni vetëm). – rezultatet e një kërkimi britanik kanë pohuar këtë. Nëntë nga djetë anketuesit kanë thënë që aferat e njerëzve që janë në martesë janë të papranueshme, derisa studimet e reja kanë treguar që të rinjtë janë më pak konzervativ kur janë në pyetje lidhjet për një natë si dhe për martesat e një gjinije. Ata që janë në moshën mes 18-30 janë më shumë për monogami dhe lidhje të gjatë.
Sipas rezultateve të disa studimeve britanike, vetëm një nga dhjetë britaniket ia kishin falur partnerit tradhëtinë, e 8 nga 10 mendojnë që nuk është në rregull ta tradhëtosh partnerit me të cilin jeton- më shumë se 4 përqin e njerëzve mendojnë kështu në krahasim me dhjetëvjeçarin e kaluar.
Besnikëria në bashkëjetesa në pyetsorë ka dalë që është shumë më e rëndësishme sesa në dekadën e kaluar, ndërsa është rritur për shtatë përqind mendimi që nuk është në rregull të kemi në të njëjtën kohë disa partnerë.
Nëntë nga dhjetë të anketuarit mendojnë se tradhëtia e bashkëshortit nuk mund të arsyetohet me asgjë. Në anën tjetër me më liberalizëm shihen lidhjet e atyre që nuk janë të martuar apo më një lidhje serioze. Përqindja e atyre që mendojnë që seksi jashtë lidhjes është gjë e keqe, ka rënë nga 60 përqind, në 37 përqind në këtë dhjetëvjeçar.
Është ndërruar edhe mendimi i martesave të të njëjtës gjini- është më e pranueshme deri në 70 përqind, gjithashtu edhe mundësia për të birësuar fëmijë këta çifte në përqindje është rritur. Laura Vat, sociologe e cila ka marrë pjesë në këtë kërkim ka thënë qëndrimet e britanikëve sa i përket seksit ka ndryshuar shumë:
– Britanikët e rinj ende janë konzervativë kur janë në pyetje lidhjet e shumëfishta në të njëjtën kohë. Mund të jetë që njerëzit kanë problem me poligami pasi që kjo nënkupton gënjeshtër, por unë do të thoja që është në pyetje xhelozia. Njerëzit, thjeshtë nuk mund të pranojnë faktin që dikush që flenë me ta të flejë edhe me dikë tjetër.