E lehtë dhe me kremë…..
Përgaditja: 45 minuta
Për 16 persona
Përbërësit:
- 3 vezë,
- 3 lugë sheqer,
- 3 lugë miell,
- gjysmë qese pluhur për pjekje,
- 2 lugë eurokrem,
- 500 ml qumshtë,
- 500 ml ajkë të ëmbël,
- 100 gr sheqer,
- 1 qese xhelatinë,
- 150 gr lajthi të pjekur,
- 150 gr biskota me lajthi (napolitankë).
Përgatitja
- Tundini vezët me sheqer, shtoni miell dhe pluhur për pjekje, pastaj vendosini në një kallëp për pjekje me diametër 26 cm dhe piqeni për rreth 15-minuta në 160 gradë.
- Koren e nxehtë e lyejmë me eurokrem dhe e lëmë për tu shtrënguar.
- E ziejmë qumështin dhe sheqerin, i lëmë të ftohen. Pastaj në të e shtojmë ajken e ëmbël që e kemi tundur më parë, lajthi të bluara dhe biskota (napolitanka) të bluara.
- Xhelatinën e tretim në ujë dhe e bashkojmë me kremin e përgatitur.
- Kremin e derdhim mbi kore dhe e lëmë në kallëp deri sa të forcohet.
- E largojmë nga kallëpi dhe e dekorojmë sipas dëshirës me lajthi të grimcuar dhe me biskota (napolitanka) të grimcuara.
- Ju bëftë mirë!!!