Ju sjellim një recetë të shkëlqyeshme për gogla mishi me vezë të ziera. Mund t’i provoni në dy versione- të mbështillni vezët në vezë shtëpie, salsiçe të freskëta apo në përzierje me mish bluar.
Ideja është marrë nga logu Xhodin në Myfamilykitchen. Ajo ka përdorur salsiçe të freskëta, por ne ju sjellim edhe recetën për mish të bluar, të cilën mund ta përdorni në vend të salsiçeve.
Përbërësit: të goglave të mishit
- 4 vezë
- 4 salsiçe shtëpie të freskëta (apo përzierje të mishit, receta në vazhdim të tekstit)
- Qumësht
- Thërrime buke
- Përzierje mishi (nëse nuk dëshironi salsiçe)
- 1/2 kilogram mish të bluar
- 1 qepë mesatare
- 1 vezë
- Thërrime buke
- Kripë, piper, dhe spec të bluar
Më parë ziejini vezët. Le të jenë fortë të ziera. Qërojini dhe lërini më një anë. Nëse përdorni salsiçe, qërojini (nëse mbështjellësi hiqet vështirë, vendosini pesë minuta në ujë para se ti qëroni).
Nëse përdorni mish të bluar, qepën më parë copëtojeni në copëza të vogla, përzieni me mish dhe përbërësit tjerë (krip, piper, thërrimet e bukës, spec të bluar), ndërsa mund të shtoni, nëse keni bërë, vegetë të lagët (vegeta e lagët- mëlmesa të shëndetshme për të gjitha gjellët), vetëm ruajuni atëherë se sa qitni kripë, sepse kjo vegetë është e njelmët.
Nga salsiçja e qëruar bëni një version si të qoftes së rrumbullakët, dhe në mes vendoseni vezën. Mbështilleni dhe në përgjithësi mirë mbyllini fundet. (Njësoj bëni edhe me mishin e bluar).
Xhodi nuk ka dashur që goglat e mishit ti bëj frakturë, por të tilla i ka futur në furrë. Ajo më parë i ka futur në qumësht (i ka zhytur mirë), e më pas në thërrime të bukës. Të gjitha i ka renditur në tepsi të mbuluar me letër për pjekje, dhe i ka pjekur në furrë me 190c për 30 minuta.
Nëse ju pëlqejnë më shumë në frakturë atëherë bëni gati tre pjata. Në njërën vendosni miell, në tjetrën prezlla, ndërsa në të tretën vezë. Goglat më parë futini në miell, në vezë me pas në prezlla. Fërgojini thellë në vaj.
Me këto gogla shkojnë shkëlqyeshëm patatet (pure patatesh- 4 variacione në temë), maunat apo bizele e re.