Nëse dëshironi ta ndiqni trendin e 2014-s, jeni në vendin e duhur. Po ju propozojmë disa frizura të modës së fundit, që besojmë se do t’ju japin ide të mira se si ta freskoni pamjen tuaj.
Flokë të prera shkurt (shag)
I përshtatëshëm pothuajse për secilën fytyrë, kjo frizurë do të udhëheqë listën e modele të fundit të 2014-s, sikurse ishte frizura bob në vitin 2013. Kjo frizurë shumështresore dhe e parregullt i jep flokut volum dhe të jetë shumë glamuroze, nëse rregullohet me shumë kujdes. Nëse pas tharjes me tharëse kjo frizurë nuk ju ofron dukjen të cilën e keni dashur, mund të shtoni pak ca xhel për një dukje më të plotë.
Balluket
Balluket janë një prej trendeve më të larta për flokët në vitin 2014. Me to mund të sillni një freski të jashtëzakonshme te flokët, por pa e prekur gjatësinë. Por, dijeni se ato duhet mirëmbajtur rregullisht që të mos u humbet bukuria delikate që kanë.
Gërshetat e çrregullta
Për një pamje të sofistikuar nuk mund të gaboni me gërshet të crregullt. Provoni disa lloje gërshetash dhe zgjidhni atë që ju shkon më së shumti. Për një frizura shumë trendi janë të mjaftueshme vetëm disa minuta dhe disa karfica të vogla.
Shkelqimi i lartë
Një nga trendet e këtij viti është shkëlqimi, por kjo nuk do të thotë se duhet të dominojë në flokë prej rrënjës deri në maje. Tektura e përzier është gjihashtu një trend i mirë. Për pamjen e saj mbani me shkëlqim rrënjën, ndërsa pjesën tjetër lëreni pa shkëlqim (mat).
Flokët e kthyera anash
Një pamje shumë të bukur mund të sigurojë edhe krehja e flokëve anash. Mbetet vetëm cështja se cilën anë dëshironi t’i krehni.
Teksturë e butë
Kur flitet për teksturën, një nga mënyrat më të bukura dhe më të lehta janë teksturat e buta që duken tejet të natyrshme. Mund të provni ndonjë prej tyre. Kjo do ta bëjë pamjen tuaj më mondane.
Një bishtalec cool
Bishtalec kali është një frizura trendi në këtë vit. Le të mos jetë gjithmonë shumë i zakonshëm. Provoni ta dramatizoni me ndonjë detaj a aksesuar, përzieni flokën me shkëlqim me atë mat.
Evolucioni i frizurës bob
Nëse në vitin e kaluar keni qenë ende të kujdesshme dhe nuk keni patur guximin që të provoni frizurën bob, tani është koha e duhur që më në fund të bëheni të forta! Bob është edhe këtë vit një nga trendet më të larta, dhe vie në forma dhe gjatësi të ndryshme, nga ato më pak mashkullore deri tek ato tërësisht elegante dhe glamuroze. Provoni bob me balluke, ai është trendi kulminant kur është fjala tek ky stil flokësh./kosovarja.ch/