Top këshillat dhe recetat e shkurtra rreth bukurisë

Besoni se për kujdesin e trupit, fytyrës dhe flokëve nuk është nevoja të frekuentoni sallonet e bukurisë. Mjafton që ti aplikoni këto receta në vazhdim.

Këto janë truqet që nga të gjithë femrat e botës janë zbatuar, testuar dhe miratuar. Vërtetohuni në funksionimin e tyre.

Buzëkuq i “shpejtë” për buzët

Për këtë lloj buzëkuqi ju nevoitet vetëm pak lëng në pluhur me ngjyrë intensive. Nëse zgjedhni vishnje, do të përfitoni ngjyrë të kuqe, ndërsa nëse zgjedhni lëng rrushi, do të përfitoni ngjyrë vjollcë. Në një enë hidhni pak pluhur, lagni gishtin dhe futeni në pluhurin dhe aplikoni në buzët tuaj. Mund të bëni formën me një tampon pambuku, pluhurin mund t përzieni me mjaltë nëse doni qëbuzët t’ju shkëlqejnë. Do ti bëni buzët tuaja të “ulërasin”- më puth!

Piling për buzët

Kombinim perfekt: sheqer dhe vaj kokosi. Përzieni 2 lugë sheqer dhe gjysmë luge çaji vaj kokosi dhe këtë masë përzieni në buzët tuaja. Lani dhe hidratoni si zakonisht.

Zhdukni zbokthin

Kombinim perfekt: aspirin dhe shampo. Thërrmoni dy aspirina dhe përzieni me sasinë e shamponit dhe aplikoni në flokët tuaj gjatë larjes. Në ndërkohë, lereni pak që të veprojë dhe më pas shpëlajeni.

Shkëlqim më i mirë i flokëve

Kombinim perfekt: mjaltë dhe kos. Përzieni 4 lugë mjaltë me një filxhan kos. Aplikoni në flokë të lagështa, leni që të veprojë për disa minuta, pastaj shpëlajeni mirë.

Për flokë ekstra të buta

Kombinim perfekt: balsam për flokët dhe kapelë dushi. Aplikoni balsamin dhe veni një kapelë për dush dhe mbani për disa minuta. Avullimi nën kapelë ndikon në përmirësimin e funksionit të balsamit.

Këmbë të buta

Kombinim perfekt: kripë e deti dhe vaj ulliri. Gjatë kësaj vere, le të bëhen këmbët tuaja të buta dhe të përsosura. Përzieni kripën e detit me vaj ulliri në raport 2:1 si dhe pastroni këmbët duke bërë lëvizje rrethore. Më pas shpëlajeni.

Për fytyrë të ndjeshme

Kombinim perfekt: sodë bikarbone dhe ujë. Pastruesi më i mirë për lëkurë të ndjeshme të fytyrës është nëse përdorni sode bikarnoni me pak ujë deri sa të fitoni lloj paste. Aplikoni në fytyrë, lëreni që të veprojë pak dhe shpëlajeni.

kosovarja.ch