-1.4 C
Priština
More

    Top këshilla për humbje peshe, sipas dr. Oz

    spot_imgspot_img

     Keni harxhuar shume kohë duke u përpjekur që të humbasni pesh, dhe assesi nuk po keni sukses? Nëse keni patur shumë dieta të deshtuara dhe jeni të frustruara për këtë shkak, ju sjellim top këshillat për humbje peshe nga  dr.Mehmet OZ (cili karierën e tij e filloi në një nga emisionet e Oprah Ëinfrey, kurse tani ka emisionin e tij televiziv, që ka thyer të gjitha kufinjtë e shikueshmërisë).

    Në përvojën e tij ndër vite ai ka grumbulluar këshilla të thjeshta që me të vërtetë të ndihmojë në humbje të peshës . Dhe, çka është edhe më mirë – këtu nuk ka dieta të rrepta.

    Për disa nga keto ne jemi mirë të informuar dhe nuk ka nevoj për shumë shpjegime:

    • Sigurohuni që të fleni mjaftueshëm (së paku 7 orë në ditë)
    • Kur ju jeni të uritur, pini pak ujë, sepse është e mundur që ju me të vërtetë jani të etur
    • Mos heqni dorë nga dieta nëse keni dështuar një herë
    • Mos hani në të njëjtën kohë kur jeni duke shikuar televizor, apo duke lexuar
    • Levizni sa më shumë gjatë ditës

    Kurse në vijim ju sjellim disa keshilla për të cilat ndoshta nuk keni dëgjuar:

    Grimcojeni ushqimin

    Në këtë mënyrë mund ta zvogëloni sasinë e ushqimit që e hani dhe mashtroni trurin jeni duke ngrënë shumë – krejt për shkak ushqimit të cilin e keni grimcuar. Kjo funksionon në mënyrë që kur ju e grimconi ushqimin në pjatë, ai vizualisht zë më shumë hapësirë dhe duket që ka më shumë ushqim në të. Shikimi i pjatës në këtë gjendje i dërgon mesazhe trurit që duhet të ngadalesoni me ushqimin sepse jeni gati duke u ngopur.S hkencëtarët kanë gjetur se kur ushqimi është i copëtuar, shumica e njerëzve hanë deri në 25 për qind më pak ushqim.

    Thekër për mëngjes

    Ndaloni urgjentisht të hani pashtetë apo sallamë në bukë të bardhë dhe kaloni patjetër në bukë të thekrit. Ky është ushqimi me të cilin do të ngopeni më shpejtë dhe që balancon nivelin e shqerit në gjak. Një porcion i thekrit përmban 5 gram fibra, që do të thotë se do të qëndroni për një kohë më të gnatë të ngopur, kështu që nuk do t’ju duhet të hani më tepër për drekë . Elbi është i shkëlqyer, sepse mund të jetë i kombinuar me një shumëllojshmëri të ushqimeve të tjera – fruta , perime dhe proteina..

    Ushqim të tharbët para vaktit

    Turshitë kane një armë sekrete: uthullën. Ky komponent ofron një dozë të holluar të acidit acetik, i cilë prodhon shijen e thartë në gjuhën tuaj dhe ndihmon të balancohen nivelet e sheqerit në gjak. Kjo është vendimtare, veçanërisht në qoftë se ju hani ushqime jo të shëndetshëm, pas së cilit niveli i insulinës ngritet me shpejtësi, por pastaj shumë shpejt bie dhe ju jeni përsëri të uritur. Acid acetik në ushqimin e tharbët ndihmon që të mbahen stabile nivelet e sheqerit dhe insulinës në gjak. Megjithatë, mos e teproni me turshi, sepse  ato përmbajnë shumë sheqer ose kripë (ose të dyja). Mjafton që të hani një apo dy tranguj para një vakti (ose disa speca turshi, karrota, lulelakër …)

    Pini supë të nxehtë

    Një filxhan me supë të nxehtë para drekës dhe darkës do të ndihmojë për të reduktuar futjen e  kalorive. Si?  Duke pirë supë të nxehtë ngadalë – ju i jepni kohë trurit për të kuptuar që ju  jeni duke u ngopr, kështu që ju hani më pak gjatë vaktit kryesor. Kur është fjala për supë, shmanguni supave të dendura nga qeset, sepse kanë shumë yndyrëra dhe kalori. Më mirë është të bëni një supë perimesh vetë në shtepi.

    Djath për meze në mes dy vakteve

    Një studim i kohëve të fundit i kryer në Universitetin Cornell ka treguar se zëvendësimi i produkteve të gatshme siç janë çipsat e ndryshëm,  me ndonjë kombinim të djathit me yndyre te ulët dhe perime, do të reduktojë konsumimin e ushqumit në mes dy vakteve në masën deri në 72 për qind. Kombinimi i djathit dhe perimeve siguron kalcium dhe proteina të mjaftueshme, kështu që ju nuk do të keni nevojë  për të ngrënë  shumë për t’u ndjerë të ngopur. Shumica prej nesh nuk i kushtojmë vëmendje mezeve të lehta (snacks) të cilat i konsumojm gjatë ditës , kurse të njejtat, sipas hulumtimeve, na shtojnë rreth 600 kalori në ditë. Ngrënia e djathit dhe perimeve në mes të vakteve kryesore e ul këtë numër, ndoshta deri  përgjysëm.

    Porositni meny për fëmijë

    Nëse ju keni një dëshirë të madhe për ushqim të shpejtë, që do të thotë se nuk mund të rezistoni – atëherë të paktën zgjidhni racione më të vogla. Kjo do të kënaqë dëshirën tuaj dhe ju nuk do të mbyteni në kalorive të tepërta. Në pikat ushqimit të shpejtë,  një burger i madh ka rreth 600 kalori, ndërsa një meny për fëmijë  ka rreth 230 kalori – e cila është një ndryshim i rëndësishëm prej  370 kalorive! E njejta gjë vlen edhe për picat – porositni një picë të vogël dhe provoni që mos ta hani të tërën!

    Karbohidrate për mëngjes

    Ne përmendëm thekrin, dhe si opcion të dytë zgjidhni edhe drithëra të tjerë të shëndetshëm. Studimet tregojnë se ky lloj i mëngjesit (me një theks në karbohidratet e shëndetshme dhe komplekse) ndihmon në humbjen e peshës, sepse të ploteson nevojën për karbohidrate qysh në fillim të ditës,  kur ju keni mjaft kohë për t’i harxhuar ato kalori gjatë tërë ditës . Ndër të tjerat, nga këto karbohidrateve ju do të fitoni energjinë e dyhyr për pjesën tjetër aktive të ditës.

    Çaji  Rooibos

    Ky çaj I ëmbël natyral, pa kafeinë,  do të ndihmojë për të reduktuar dëshirën për të konsumuar ushqim të ëmbël. Përveç kësaj, është i pasur me antioksidantë, të cilat kanë ndikime të shumta ne shëndetin dhe bukurinë tuaj. Pini një filxhan çaj sa herë që ju ndjeni një mall për ëmbëlsirat, apo keni uri të pakontrollueshme.

    Pastroni dhëmbët

    Truku është tek menta. Është vërtetuar që kjo shije e ul oreksin për ushqim. Përveç  kesaj,  pastrimi I dhëmbeve I dergon një sinjal trurit  se ju e keni perfunduar me ushqimin , kështu që ju nuk do të ndiheni të uritur aq shumë.

    Filloni mëngjesin me diçka djeges

    Është thënë se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, kështu që këtu është një tip: kur ju hani për mëngjes ndonjë ushqim djegës, oreksi juaj do të jetë më i vogël gjatë drekë, thotë dr. Oz. Shija e specave djegës ndikon në qendrën e ngopjes në tru, kështu që më vonë ju nuk do të jeni aq të uritur. Cila është këshilla nga dr. Oz? Copëtoni një spec të kuq djeges në një omëletë apo hajeni me sallatë.

    Hani para vaktit kryesor

    Nënat tona kishin të drejtë, nëse hani diçka para se të hahet dreka, ju vërtetë prishni oreksin tuaj. Megjithatë, kur është fjala për humbje peshe, ajo mund të shkojë në favorin tuaj. Për meze para vaktit kryesor mund të përdorni  diçka të vogël, si psh. pesëmbëdhjetë bajame, lajthi ose disa fruta, gjysmë ore para drekës. Ajo mund t’ju ndihmojë të ndiheni më të ngopur dhe ju pastaj nuk do të hani shumë  për drekë ose darkë. Ky ushqim para vaktit kryesor mund t’ju ndihmojë edhe në një mënyrë tjetër, thotë dr. Oz –  ai ndihmon në rregullimin e hormoneve ghrelin. Ghrelin është shkaku pse stomaku juaj fillon të  kërcasë . Niveli i Ghrelin fillon të ulet kur ju filloni të hani dhe u kthehet  në normale rreth një orë e gjysmë pasi keni ngrënë.  A e shihni logjikën këtu? Filloni për të ulur nivelet ghrelin para ngrënies, dhe ju do të ndjeheni të ngopur shumë përpara vaktit kryesor, si dhe do të hani më pak pastaj. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...