Nëse jeni shpesh nëpër dieta, kjo mund të ndikojë keq në flokët tuaj. Më së mirë është të hani në shumëllojshmëri dhe shëndetshëm. Nëse të gjithë jetën keni pasur flokë të hollë, ushqimi nuk mund të ju ndihmojë që ta bëni më të dendur, por mund të ju ndihmojë që ta forconi atë.
Çdo muaj floku rriten nga 1 deri në 3 milimetër, ndërsa për rrënjët ku rriten flokët, thonjtë dhe lëkura themelet ia vënë sendet ushqimore që ne i përdorim. Nëse ushqeheni shëndetshëm, do të jenë më të forta nga jashtë edhe brenda.
SALMON
Salmoni është përplot omega 3, thartira e cila është bazë e ushqimit të shëndetshëm, e gjithashtu edhe burim i proteinës, hekurit dhe vitaminës B12.
Perimet e gjelbërta
Perimet e gjelbra të mbyllët janë përplot vitaminë A dhe C, hekur dhe kalcium, e këto janë manteli, spinaqi, brokoli…burime të përkryera për flokë.
GROSHA
Grosha është burim fantastik sepse ka plot proteina dhe nxit rritjen e flokëve.
KARROTA
Karrota është përplot vitaminë A i cili është i rëndësishëm për sy, por edhe për shëndet të përgjithshëm.
BAJAMET
Frytet e arrës dhe kjo të gjitha nga arra deri tek kikiriku, janë të përkryera për flokë. Janë burim i seleniumit, mineralit i cili është shumë i rëndësishëm për shëndetin e vërtitës. Frytet e arrës përmbajnë omega 3 thartirë dhe zink i cili është i rëndësishëm në forcimin e flokut.
PULA
Pula dhe biba janë zgjedhje e mirë e mishit nëse doni që ta rregulloni kualitetin e flokut. Këto lloje të mishrave janë të pasura me proteina të cilat janë të rëndësishme për ruajtjen e ngjyrës së flokëve si dhe për forcimin e fijes.
VEZËT
Veza është në të gjitha mënyrat e mirë për flokë. Janë përplot vitamina B12 dhe biotin.
DRITHËRAT
Të gjitha drithërat do t’i përshtaten flokut tuaj sepse ofrojnë zink të mjaftueshëm, hekur dhe vitaminë B.
QUMËSHTI
Prodhimet e qumështit, jo shumë të yndyrshëm, janë burim i jashtëzakonshëm i kalciumit i cili është i rëndësishëm për rritje të flokut. /kosovarja.ch/