Ja se si një infermiere ndihmon zonjat e njohura të Hollivudit që për një kohë të shkurtër, të arrijnë dukje të përsosur dhe të shkëlqejnë në qilimin e kuq.
Jamie Cheryl, një infermiere me profesion dhe bashkë-pronare e një salloni bukurie „Beauty Park Medical Spa“, në Santa Monika, këto ditë është më e ngarkuar në Hollywood. Ajo është që nga mëngjesi deri natën vonë në dispozicion të yjeve të cilët dëshirojnë që të shkojnë sa më prestigjioze dhe me pamje rinore në ndarjen e Oskar-it.
– Nuk dëshirojë të bëjë gjëra në minutën e fundit, por yjet janë shumë të zënë dhe duhet të kujdesën edhe për pamjen e tyre. Në këtë moment në sallonin tonë punohet si në vijë, i marrim nga tre klientë. Përderi sa, disa kliente bëjnë trajtimet e trupit, të tjerat janë në një tretman të fytyrës – thotë kjo bjondja tërheqëse e cila 14 muaj më parë u bë nëna e trenjakëve.
Jennifer Lopez sfidon moshën duke shkuar për trajtim mbushës Hyaluronic. Ajo nuk dëshiron që të përdor Botox –in
– Ndër trajtimet më të njohura është një shtrëngim i menjëhershëm nga koka deri te këmbët, me lasera të cilët e kthejnë elasticitetin e lëkurës. Për çdo parregullsi në trupin e një gruaje ekziston një intervenim brenda 48 orëve i cili e zgjidh problemin. Ne gjithmonë përpiqemi të respektojmë dëshirat e klientëve.
Klientët e kësaj infermiere atraktive janë një numër i madh i yjeve të show-biznesit, duke përfshirë Jennifer Love Hewitt, Kirsten Dunst, Jennifer Lopez për të cilën (këtë të fundit) Cheryl thotë se është një nga të paktat në Hollywood, që nuk i bëjnë trajtimet me Botox, por rinohet me mbushësit. Ajo zbulon dhjetë trajtime para Oskarit të cilat në afat të shkurtër vërtetë bëjnë mrekulli, ku për disa nga këto trajtime, yjet duhet të paguajnë edhe $3,000.
1. Baby mbushëse
Gjilpëra të veçanta ultra të holla me të cilat bëhet injektimi në fytyrë një sasi shumë e vogël të acidit Hyaluronic në mënyrë që të rrafshohen edhe rrudhat më të vogla pa asnjë shenjë të vetme.
2. Shtrëngimi instant
Një pajisje e veçantë emiton radio frekuencat që aktualisht forcojnë lëkurën dhe rrafshojnë parregullsinë si celulitin dhe lëkura bëhet tepër e butë dhe rrezatuese.
3. Botox light
Injektimi i sasisë të vogël të Botox-it në një lokacion strategjik në ballë pas të cilës mimika e fytyrës qëndron aktive, kurse fytyra maksimalisht e shtrënguar.
4. IM injeksione e vitaminës
Injekcionet përmbajnë vitamina B dhe C, të cilat i japin lëkurës një freski afatgjatë dhe mbrojtje nga dielli dhe era.
5. Vrasësi i puçërrave
Injekcionet e kortizonit që injektohen në zonën e lënduar. Dhe brenda 48 orëve puçërrat do të zhduken plotësisht, dhe dëmet në lëkurë “Mbyllen” dhe zhduken.
6. Facelift Instant
Zbut cilësinë e lëkurës dhe zgjidh problemin e skuqjes ose iritimeve tjera të shkaktuara nga ndikimet e jashtme, lodhjes, kozmetikës apo motit.
7. Përtëritje vaginale
Procedura e shtrëngimit të lëkurës në zonën e bikineve dhe kofshëve. Trajtimi tërësisht zgjidh problemin e qimeve, skuqjeve dhe acarimeve të lëkurës e cila është shumë e rëndësishme për bukuroshet e veshura me modele të çarë thellë.
8. Shtrëngimi i dhjamit
„Rrafshimi“ i gjithë trupit. Kjo metodë bëhet me pajisje të veçantë për thyerjen e yndyrës, ku në çast forcon stomakun kurse rrathet përreth stomakut zhduken. Dhe lëkurë të lëshuar nuk do të ket më.
9. Shtrëngimi elektrik i fytyrës
Kjo metodë i jep rrezatimin fytyrës, stimulon kullimin limfatik, vret bakteret që shkaktojnë puçrra në fytyrë dhe heq qarqe të errëta.
10. Maskë kundër infeksioneve bakteriale
Grimet e forta dhe trajtimet e fytyrës agresive mund të shkaktojnë inflamacion. Kjo maskë e përbërë nga gazet e ngjyme në oksigjen të lëngshëm, vret bakteret dhe qetëson lëkurën./kosovarja.ch/