Thonjtë janë pasqyrë e shëndetit tonë dhe thonjtë të shëndetshëm janë ngjyra rozë. Nëse thonjtë kanë marrrë ngjyrë të verdhë, për këtë mund të ketë disa arsye. Është e mundur që kjo vjen nga një çrregullim shëndetësor, infeksion kërpudhor i lëkurës, pasojat e pirjes së duhanit ose thjesht për shkak të zbatimit të gabuar të manikyrit të thonjve. Thonjtë e shëndetshëm nuk janë të rëndësishëm vetëm për bukurinë, por edhe për shëndetin e gishtërinjëve, sepse thonjtë i mbrojnë skajet e gishtërinjëve nga lëndimi dhe presioni.
Shkaktarët e thonjve të verdhë
Pirja e duhanit – kjo është edhe shkaku më i zakonshëm i thonjve të verdhë. Katrani dhe nikotina shkaktojnë shfaqjen e ngjyrës së verdhë mbi thonjtë, dhe mënyra më e mirë për të larguar ngjyrën e verdhë nga thonjtë është padyshim të ndalohet pirja e duhanit. Megjithatë, në qoftë se ju vendosni që mos të lëni duhanin të paktën përpiquni që ta vendosni cigaren në taketuke në vend që ta mbani gjatë gjithë kohës në dorën tuaj.
Problemet shëndetësore – pamja e verdhë e thonjve mund të jetë për shkak të disa problemeve shëndetësore si për shembull sëmundja e mëlçisë, veshkëve ose sëmundjeve të mushkërive, diabeti, mangësi hekuri dhe zinku. Pra, nëse ju keni thonjtë e verdhë, dhe gjithashtu simptomat të cilat tregojnë ndonjërën prej sëmundjeve të mësipërme, do të ishte mirë që të konsultoheni me mjekun tuaj për testim të mëtejshëm.
Infeksionet fungale – pamje e ngjyrës së verdhë mund të shkaktohet nga një infeksion fungal apo psoriasis. Thonjtë bëhen të errët të verdhë dhe ngjyrë kafe të çeltë, dhe zhvishen e mbajnë erë të pakëndshme. Infeksionet fungale dhe psoriasis trajtohen me barëra të veçanta të përshkruara nga mjeku.
Manikyri jo i rregullt i thonjve – thonjtë zakonisht bëhen të verdhë, kur janë të ekspozuar ndaj toluenit, formaldehidit dhe dibutylphthalate, komponentët që gjendën në ngjyra të thonjve. Përdorimi i pavend i manikyrit të thonjve, veçanërisht nëse ato janë me ngjyrë të errët, lënë njolla në thonjë.
Këshilla për aplikimin e duhur të manikyrit të thonjve
- Patjetër duhet të vendosni sipërfaqen e lehtë për manikyr, sepse ajo e lehtëson lidhjen e drejtpërdrejtë e thonjve dhe përbërësit e dëmshëm të përfshirë në manikyrin e thonjve
- Shmangni ngjyra të errëta për manikyrin e thonjve
- Nganjëherë lëni thonjtë pa manikyr
- Pas përdorimit të acetonit, pastroni duart kujdesshëm sepse edhe mbetja më e vogël e acetonit mund të shkaktojë ngjyrën e verdhë të thonjve
Këshilla për heqjen e ngjyrës së verdhë nga thonjtë
Nëse ngjyra e verdhë e thonjve është shkaktuar nga përdorimi i padrejtë i manikyrit të thonjve, më poshtë i kemi paraqitur disa këshilla për të eliminuar këtë ngjyrë të turpshme:
- Zhytini thonjtë për pak minuta në lëng limoni të freskët në të cilin duhet të keni shtuar edhe pak sodë bikarbon. Acidi i lëngut të limonit i kombinuar me sodë ndihmon në heqjen e ngjyrës të padëshirueshme.
- Barërat për proteza të dhëmbëve jo vetëm që janë të mira për zbardhjen e dhëmbëve, por mund të bëjnë mrekulli me thonjtë e verdhë. Futeni tabletën në ujë dhe në atë lëng mbajini thonjtë tuaj për disa minuta. /kosovarja.ch/