Higjiena duhet të jetë në nivel tejet të lartë. Kjo është këshilla kryesore për mbrojtje ndaj Coronavirusit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë dhe mekanizma të tjerë vendas e ndërkombëtarë, bëjnë thirrje për larje dhe dezinfektim sa më të shpeshtë të duarve.
Pikërisht në këtë pikë, specialistët e mjekësisë nuk preferojnë të mbahen thonjtë e gjatë.
“Thonjtë e gjatë nuk janë idealë gjatë përhapjes së virusit thjesht sepse duan më shumë kohë të pastrohen” thotë Dr. Niket Sonpal, gastroenterolog dhe profesor në Touro College.
“Njerëzit harrojnë që duhet të lajnë imtësisht edhe nën thonj pasi aty ndodhet shumica e baktereve dhe papastërtive” vazhdon më tutje Sonpal.
Ajo çfarë preferojnë në këtë periudhë, është mbajtja e thonjëve të shkurtë paralel me lëkurën e gishtit. Paralelisht, duhet pastruar edhe kutikulat përreth që të mos ketë mundësi të mbeten aty bakteriet dhe papastërtitë.