Syri i kuq është shenja e një nga infeksioneve më të përhapura tek sytë e njerëzve të çdo moshe.
Tharja e syrit është një problem shëndetësor që prek shumë njerëz në botë. Ai shkaktohet në mungesë të lotëve të mjaftueshëm që lubrifikojnë syrin, shkruan “AgroWeb”.
Një nga arsyet kryesore që shkakton tharjen e syve është përdorimi i tepërt i telefonave celularë por edhe kompjuterave.
Tharja e syrit është shumë e parehatshme sepse shoqërohet me djegie.
Syri ka tendencën të thahet në situate të caktuara ku përfshihen: udhëtimi me avion, ajri i kondicionuar, ngarja e biçikletës ose qëndrimi para kompjuterit.
Simptomat e tharjes së syrit
Shenjat dhe simptomat e tharjes së syrit janë si më poshtë:
Kruarje dhe djegie e syrit,
Sklepa në sy,
Ndjeshmëri ndaj dritës,
Ndjesia e të paturit një lëndë të huaj në sy,
Lëngëzim të syve,
Lodhje të syrit dhe mjegullim të shikimit.
Kurat më të mira natyrale kundër tharjes së syrit
Ekspertët sugjerojnë që njerëzit duhet të pasurojnë regjimin e tyre ushqimor me produkte që janë të pasura me acide yndyrore, transmeton lajmi.net.
Acidet omega-3 nxisin prodhimin e lotëve.
Përpos ushqimeve, ekspertët rekomandojnë edhe disa produkte që mund të aplikohen së jashtmi.
Vaji i arrës së kokosit
Ky vaj Lufton inflamacionin dhe ka efekt zbutës. Merrni dy-tre pika nga ky vaj dhe fërkoni zonën rreth syve për dy ose tre minuta.
Prisni deri sa lëkura ta përthithë plotësisht dhe përsëriteni sërish.
Kastraveci
Për shmangien e kruarjeve dhe skuqjes së syrit, ekspertët e AgroWeb.org këshillojnë që të mbani feta kastraveci mbi sy për rreth pesëmbëdhjetë minuta, transmeton lajmi.net.
Kastraveci është një burim shumë i mirë i vitaminës A që luan rol ushqyes për sytë.
Kosi
Kosi përmban vitaminat D, B dhe A. Ekspertët këshillojnë ngrënien e kosit rregullisht dhe mundësisht çdo ditë.
Ngrënia e kosit do ju ndihmojë kundër kruarjeve por do të ofrojë ushqyesit e duhur për shëndetin e syve.