-0.4 C
Priština
More

    Tetë vitamina të cilat femrat patjetër duhet t’i marrin në sasi të mjaftueshme

    spot_imgspot_img

    Çfarë e bën femrën të bukur: Flokët e dendur dhe thonjtë? Buzëqeshja e këndshme? Lëkura e shkëlqyer? Apo ajo është trupi i ri?

    Për ta siguruar këtë, ju nevojiten këto tetë materie ushqyese.

    Kolagjeni i hidrolizuar

    Kolagjeni është komponent strukturor i lëkurës i cili i ndihmon lëkurës që të mbajë elasticitetin dhe fortësinë e saj.

    Magnezi

    Magnezi është element shumë i rëndësishëm i ushqimit njerëzor dhe lehtëson absorbimin e kalciumit dhe të vitaminës D.

    Vitamina B1

    Vitamina B1 ndihmon në lirimin e energjisë, duke rregulluar metabolizmin e yndyrave, karbohidrateve dhe proteinave. Ndihmon në funksionimin më të mirë të nervave dhe rrit aktivitetin mendor, madje edhe tonusin e muskujve.

    Vitamina B2

    Vitamina B2 i kontribuon funksionimit më të mirë të metabolizmit, në krijimin e lëkurës së shëndoshë, thonjve dhe flokëve. Bashkë me këtë, qetëson ënjtjen në gojë, buzë, gjuhë dhe i kontribuon shikimit më të mirë.

    Vitamina B5

    Vitamina B5 ndihmon në rregullimin e metabolizmit dhe sintezës së hormoneve, zhvillimin normal të trupit dhe të sistemit qendror nervor.

    Vitamina B6

    Vitamina B6 i kontribuon efikasitetit normal energjik të metabolizmit të aminothartirave, yndyrave dhe proteinave. Mund të ndihmojë në zvogëlimin e lodhjes, ndërsa funksioni i saj është kyç për funksionim normal të trurit, sistemit nervor dhe sistemit muskulor.

    Silici

    Silici ndihmon në krijimin e lëkurës më elastike dhe më të fortë, forcon flokët dhe ndihmon në absorbimin më të mirë të vitaminave dhe mineraleve të cilat trupi i njeriut i merr.

    Kolagjeni

    Kolagjeni është në gjithë trupin tonë – në sytë tanë, nyjat dhe natyrisht në enët tona të gjakut. Si proteinë themelore e trupit, mungesa e kolagjenit krijon probleme.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...