1.4 C
Priština
More

    Tetë truqe për taka të rehatshme

    spot_imgspot_img

    Një nga pyetjet kryesore të modës që na shqetëson të gjithë është: Si të ecim gjithë ditën me taka të larta dhe kjo të mos shndërrohet në mazohizëm? Shumë do të thonë se bukuria është dhimbje dhe se për pamje sexy duhet të duroni pak telashe, por me të vërtetë, përveç brengave të shumta ju nevojitet edhe të ju vrasin këmbët?

    Që të ju lehtësojmë sado pak jetën, po ju paraqesim tetë këshilla kryesore të cilat do të ju ndihmojnë që të ecni më rehatshëm me këpucët tuaja të preferuara me taka!

    Me kujdes zgjedhni madhësinë

    Ndoshta kjo tingëllon si e qartë, por bëhuni i sinqertë me vehten dhe pranoni – sa herë keni blerë këpucë shumë më të vogla? Ky është një nga gabimet më të shpeshta të femrave kur blejnë këpucë. Këpucët mund të kenë kallëpe të ndryshme dhe vetëm për shkak se në kuti shkruan numri i juaj, nuk do të thotë se vërtetë ju përshtaten. Veshni të dyjat dhe ecni nëpër shitore. Mundohuni të mos mendoni se sa shumë ju pëlqejnë, por përqëndrohuni në pyetjen se si ndihen gishtat tuaj në to.

    Përshtatni sipas llojit të këmbës

    Është shumë e rëndësishme që të përshtatni këpucët me llojin e këmbëve, sa herë që të jetë e mundur. Nëse keni këmbë (shputë) të rrafshta, sigurisht se do të keni mjaft siklet nga takat e larta, për këtë është e rëndësishme që të zgjedhni këpucë të rehatshme, me takë më të sheshtë dhe të trashë.

    Zgjidhni një takë të qëndrueshme (stabile)

    Ecje me taka të larta pa dhimbje është e mundur vetëm nëse zgjidhni taka të trasha. Me taka të holla marramendëse, këmba nuk është e qëndrueshme, kështu që ngarkesa është më e madhe në nyje dhe muskuj. Mirë, sigurisht që adhuroni “trembëdhjetëshet tuaja vrasëse”, por nëse dëshironi të ecni me këto këpucë çdo ditë, pajtohuni me dhimbjet! Përndryshe, kombinoni – takat e trasha për lëvizje të përditshme, takat e holla për raste të veçanta joshëse. Në situatën e dytë, nuk është keq që të keni pantofla baleti pranë, në rast se ju nevojiten patjetër.

    Kushtoni vëmendje sfondit

    Një platformë e vogël në pjesën e përparme ose sfond prej gome, dë të lehtësojë presionin e këmbëve dhe t’i bëjë hapat më të lehtë. Këpucë klasike saloni në të cilat këmbën e ndajnë nga betoni vetëm pak milimetra të materialit, ndoshta do të ju hapë më shumë talashe, kështu që i veshni vetëm kur e dini se nuk do të duhet të ecni shumë.

    Pushoni këmbët

    Nëse ju ofrohet rasti, bëni një pauzë të shkurtër dhe pushoni këmbët nga takat. Nën tryezë në zyrë zbathni këpucët një nga një dhe shtrini gishtat tuaj dhe nyjet. Deri sa e bëni këtë, këmbët tuaja do të ju thonë „Faleminderit“!

    Ushtroni dhe masazhoni këmbët

    Kur ktheheni në shtëpi pas një dite të vështirë me taka të larta, kushtoni pak vëmendje këmbëve tuaja – e meritojnë. Ushtroni duke i tërhequr më parë gishtat sa më poshtë që mundeni, pastaj në anën e kundërt, duke tërhequr tetivën e akilit dhe duke e bërë atë më fleksibël. Pastaj rrotulloni këmbët në rreth në njërën anë, pastaj në tjetrën, kurse nëse keni një top tenisi apo diçka të ngjashme, rrokulliseni me këmbë disa minuta.

    Ky ushtrim është i vlefshëm, jo vetëm për shërimin nga ecja me taka të larta, por edhe për t’u përgatitur për herën tjetër. Kur i ushtroni mirë, masazhoni me krem që relakson, ose edhe më mirë, pyetni të dashurin për ta bërë këtë.

    Veshni modele që i mbajnë të shtrënguara nyjet

    Me siguri ju jeni të vetëdijshëm se dimrit gjithmonë është më lehtë të ecni me taka të larta (natyrisht, përveç nëse rrugët nuk janë të ngrira). Kjo është për shkak se nyjet tuaja në çizme janë të pozicionuara mirë dhe çizmet qëndrojnë stabile në këmbët tuaja. Në verë, kjo është pak më e vështirë, por nëse ju zgjedhni sandale me shirita të cilët i mbajnë të shtrënguara këpucët, do të ecni më stabil dhe pa dhimbje.

    Jastëk shpëtimi prej silikoni

    Ka në çdo parfumeri, dhe duhet shpërblyer atë që i ka shpikur ato! Jastëkët prej silikoni janë të dizajnuara në mënyra të ndryshme ashtuqë mundë të ngjiten në pjesën më problematike të këpucëve dhe të reduktojnë dhimbjet në këmbë, apo të parandalojnë kallot.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...