Frytet e tërshërës, ndryshe nga ato të drithërave të tjera (me përjashtim të misrit) janë relativisht më të pasura në lipide (5%) dhe përmbajnë proteina (14%), zink, fosfor, magnez, kalcium, Vitamina B1, B2, A dhe E.
Mielli i tërshërës ka veti antioksiduese, përbën një ushqim shumë të mirë për fëmijët, si dhe për nënat me fëmijët në gji, që nuk kanë qumësht në sasinë e duhur.
Tërshëra është një mjet fuqizues, ndihmon thithjen e ushqimeve, ul presionin e gjakut, qetëson sistemin nervor.
Tërshëra përdoret si sedative dhe forcuese në dobësi fizike dhe nervore.
Pengon veprimtarinë e rritur të tiroides.
Përdoret në pagjumësi që vjen nga lodhja, në humbje të oreksit.
Përdoret për kurë dietike.
Trajton probleme të lëkurës (psoriazëm dhe ekzemë).