Telefonat celularë mund t’ju plakin lëkurën dhe të sjellin deri tek shfaqja e puçrrave!
Edhepse janë “intelegjent”, telefonat tuaj celular mund të jenë një kurth i vërtetë për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës së fytyrës. Rrespektivisht, mund të lehtësojnë krijimin e puçrrave dhe rrudhave.
Derisa shkenctarët ende nuk janë të sigurtë se a e dëmtojnë apo jo rrezet e telefonit celularë trurin, duke marrë parasysh faktin se në çdo disa muaj dalin rezultate kontradiktore të hulumtimeve, është më se e sigurtë se celularët nuk janë të sigurtë për lëkurën tonë.
Këto aparatura të dashura për ne e shpejtojnë krijimin e puçrrave në fytyrë dhe shkaktojnë zgjatimin e lëkurës e cila e mbulon pjesën e nofullës.
Celularët dhe puçrrat
Duke e marrë parasysh se sa ngrohet celulari pas një bisede të gjatë, aspak nuk është befasi që ekspertët paralajmërojnë se celularët e lehtësojnë krijimin e puçrrave ose njollave të kuqe që shkaktohen nga djersitja.
Ekipi hulumtues i revistës Wich? ka marrë brisin nga 30 celularë dhe ka ardhur në përfundim se në sejcili prej tyre fshihen 18 herë më shumë bakterje se sa në dorezën e kazanit të ujit nëpër tualetet e meshkujve! Vetëm mendoni se çfarë do të thotë kjo kur sa herë e mbështetni celularin tuaj në vesh apo fytyrë…
Në mënyrë që të zgjidhni këtë problem, pastroni duar rregullisht, fshini me faculetë dezinfektuese dhe rregullisht pastroni celularin tuaj. Poashtu, përdorni kufje, ndërsa celularin mbajeni në këllëfin mbrojtës, duke e marrë parasysh se nga mesatarja e çantave të femrave ekziston kërcënimi nga infektimet: Çanta e femrave përmban më shumë bakterje se sa kapaku i tualetit.
Zgjatimi i lëkurës
Bisedat e gjata telefonike kur njëkohësisht përpiqeni të shkruani ndonjë e-mail, të shfletoni ndonjë reviste, të përgatisni ushqimin ose të bëni ndonjë punë tjetër, dhe gjatë kësaj kohe e mbani celularin me faqen e mbështetur për shpatulle – kjo gjë mund të shkaktojë dobësimin e elesticitetit të lëkurës që e mbulon pjesën e nofullës dhe të shkaktojë plakjen e saj.
Poashtu njëjtë është edhe me rastin kur e keni shprehi të shkruani shumë SMS-a, të mirreni shumë me celularin ose të luani lojëra në të, në këtë mënyrë leni shenja në lëkurë – në një të tretën e pjesës së poshtme të lëkurës së fytyrës – sepse gjatë këtij veprimi kërrusni qafën teposhtë në mënyrë që më mirë të shihni se çfarë shkruan në ekranin e vogël të celularit. E gjithë kjo e dobëson elasticitetin e lëkurës dhe lë shenja të thella në lëkurë – rrudha!
Në mënyrë që ta zbusni këtë paraqitje, celularin mbajeni drejt para vetes e jo poshtë gjoksit ose në prehër. Qëllimi është që të shikoni përpara jush, e jo poshtë. /kosovarja.ch/