Kjo është kryesisht periudha kur fëmijët përballen me emocionet e tyre. Pastaj mund të ketë nervozizëm – si te fëmijët ashtu edhe te prindërit, dhe më pas shpëtimin shpesh e kërkojnë në telefon.
Shumë shpesh ata qetësojnë fëmijën duke u lëshuar filma vizatimorë.
Ekziston një studim klinik që tregon se te fëmijët nën moshën shtatë vjeç, nëse kalojnë më shumë se tri orë duke parë filma vizatimorë gjatë ditës, me të vërtetë ka ndryshime në zhvillimin e trurit.
Përveç kësaj, filmat vizatimorë ndikojnë ndjeshëm në gjumin e një fëmije.
Fëmija shpesh i ëndërron këto personazhe të filmave vizatimorë apo ndonjë nga rolet dhe në praktikë është shumë e zakonshme që një fëmijë të ketë ankthe apo makthe.
Orët e argëtimit para ekranit çojnë në më pak aktivitet, e për rrjedhojë më pak kalori dhe konsumim të energjisë tek fëmijët. Sipas të dhënave, kjo ka ndikuar në shfaqjen në rritje të obezitetit. Një problem tjetër është se fëmijët hanë shpesh duke parë filma vizatimorë.
Fëmijët thjesht nuk kanë vetëdije se çfarë hanë, sa hanë. Problem ka edhe me përtypjen. Më pas, mund të ketë probleme me tretjen për shkak të gëlltitjes së ajrit, kur hahet në atë mënyrë. Pra është vërtet një problem kompleks.
Problem ka edhe aftësitë motorike, shikim dhe dëgjim.
Ata fëmijë kanë problem me qëndrimin. Shumë të shpeshta janë ndryshimet në muskujt skeletorë. Më pas ka ndryshime në sy, pakësim i lotëve, pastaj ka ndryshime të ndryshme që e bëjnë të nevojshme që fëmija të mbajë syze. Zhvillimi i ngadalshëm, fjalori i kufizuar dhe në fund ajo që është më e dëmshmja – fëmijët nuk e përdorin fare imagjinatën e tyre.
Nuk është e lehtë për prindërit që të gjejnë ekuilibrin e duhur midis virtuales dhe reales – telefonat inteligjentë kanë hyrë fshehurazi në jetën e të gjithëve. Zgjidhja, shpjegojnë mjekët, është kufizimi i kohës para ekranit, më shumë lojëra me bashkëmoshatarët, por edhe shembujt personal.