Ngritja braziliane e vitheve është një mënyrë e të ushtruarit braziliane për të rritur të pasmet, e cila vepron në tre muskujt kryesorë të kësaj zone. Ushtrimet janë të thjeshta dhe japin rezultate të mëdha duke mos patur frikë nga krijimi i kofshave muskuloze dhe mashkullore.
Të pasmet nuk duhet të jenë pjesa më problematike e trupit të femrës. Të paktën, kështu mendon instruktori brazilian për palestër, i cili ka shpikur një metodë efikase të ushtrimeve për të rritur vithet, sipas të cilit ushtrojnë të gjithë engjujt e Victoria Secret, duke përfshirë Adriana Lima dhe Alessandra Ambrosio.
Ushtrimi 1
Drejtohuni dhe zgjeroni këmbët në proporcion me vithet. Merrni pozicionin gjysmë të ulur ashtuqë këmbët tuaja të mbesin të shtrirë në dysheme të vendosur në kënd prej 90 shkallë. Gjatë pozicionit gjysmë të ulur, hidheni këmbën e majtë përpara, kthehuni në pozicionin paraprak dhe vazhdoni me këmbën e djathtë. Përsëritni këtë ushtrim rreth 30 herë.
Ushtrimi 2
Gjatë pozitës gjysmë të ulur, hidheni këmbën e majtë prapa, ndërsa duart lëvizni përpara. Kthehuni në pozitën paraprake dhe përsëritni të njejtën me këmbën e djathtë. Me secilën këmbë bëni një varg të ushtrimeve prej 30 përsëritjeve.
Ushtrimi 3
Shtrihuni anash dhe ngritni këmbët 5 centimetra nga dyshemeja. Ngadalë ngritni këmbën e sipërme deri në lartësinë e supeve, dhe pasatj ngadalë uleni prap në pozitën e mëparshme. Këmbën që e keni poshtë dyshemesë, vazhdimisht mbajeni në ajër – disa centimetra nga sipërfaqja ku jeni të përkulur. Përsëritni ushtrimin 30 herë, pastaj kthehuni në krahun apo anën tjetër. Nëse dëshironi të arrini rezultate maksimale, vendosni tek nyjet pesha rreth 1 kg.
Shikoni videon nga modelja e Victoria-s Alessandra Ambrosio dhe mësoni bazat e ushtrimeve të këtij sistemi brazilian për ngritjen e vitheve./kosovarja.ch/
Foto: victoriassecret.com