0.5 C
Priština
More

    Të notojmë për shëndet të mirë!

    spot_imgspot_img

    A e keni ditur që, nëse praktikoni notin, ju do të forconi zemrën, rrisni fleksibilitetin, përjetoni aventurë, humbni peshën e tepërt…, e shumë e shumë të dobi të tjera do t`i bënit trupit dhe mendjes suaj.

    Not për balancim të peshës dhe rritje të fleksibilitetit

    Noti vërtet luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë, sidomos ndihmon në ndërtimin dhe forcimin e muskujve. Poashtu ndihmon edhe në zgjatjen e trupit, e veqanërisht nëse praktikoni not gjatë moshës 14-18 vjeçare. Përpos muskujve, noti ndihmon edhe në rregullimin e metabolizmit. Praktikimi i notit, qoftë nëse e bëni atë edhe në një pishinë të ngrohtë, mundëson tendosjen e muskujve, rritjen e fleksibilitetit dhe zgjatjen e tyre në trup. Edhe pas një vrapi të lehtë, preferohet notimi, pasi që do të ndihmonte në çlirimin e energjisë negative, çlirimin e toksinave të cilat pengojnë tendosjen muskulore.

    Not për zemër të fortë

    Një ndër aktivitetet e shumta si çiklizmi, vrapimi, etj., edhe noti ndihmon për të forcuar zemrën. Kjo e bënë notin të veqantë, pasi që përmes tij, ju do të shtini në funksion një sërë teknikash dhe lëvizjesh. Pas çdo seance të notit, ju do të ndiheni më energjik dhe aktiv.

    Not për më shumë aventurë

    Të gjithë e presim verën me shumë dëshirë, e njëra ndër arsyet kyqe është të notuarit. Nëse ju nuk mund që të kaloni pushimet në ndonjë bregdet, atëherë ju mund të shfrytëzoni pishinat të cilat i keni më afër. Dhe me këtë do të mund të përjetonit knaqësinë dhe aventurat e të notuarit.

    Not për aktivitet sportiv jetëgjatë

    Të notuarit ka probabilitet mbi sportin aktiv më shumë se çdo sport dhe aktivitet tjetër. Prandaj sporti i notit sugjerohet për ata që duan të ushtrojnë aktivitete fizike për një kohë më të gjatë.

    Not për humbje të peshës

    “Të notuarit e gjatë, deri në lodhje, rezulton me humbje të kalorive dhe peshës. Çelësi kryesor është vetëm t’i japësh vetes pak force. Kështu që përmes notit do të ndihmonit në mënyrën më efikase në reduktimin e kileve të tepërta”, thotë Jane Moore, fizikant dhe notarë aktiv nga Tacoma, Washington.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...