11 C
Priština
More

    Të mirat dhe efektet e ujit mineral

    spot_imgspot_img

    Uji natyral është elementi me i rëndësishëm për jetë në planetin tonë. Pa të asgjë nuk do të kishte jetë, përfshi këtu edhe njerëzit si specien me të menqur në tokë. Këta të fundit, pos ujit natyral, kanë zbuluar se natyra ka edhe ujin mineral, i cili sot mund ta gjendët në dyqanët e tavolinat tona.

    Jo rrallë ai është një alternativë e rëndësishme për lehtësimin e etjes dhe freskimin e trupit tuaj gjatë ditëve të nxehta të verës, e po ashtu nga kosumimi i tij ka edhe shumë përfitime shëndetësore.

    Këto janë disa nga të mirat që sjell përdorimi i ujit mineral

    • Forcon kockat dhe parandalon sëmundjet që ulin densitetin e kockave pas menopauzës tek gratë e po ashtu forcon muskujt.
    • Ul kolesterolin si rezultat i përmbajtjes së magnezit dhe kaliumit.
    • Ndihmon tretjen, duke rritur sekretimin e amilazës nga pankreasi me përmbajtjen e tij të sulfatit.
    • Uji mineral, me përmbajtjen e tij të pasur minerale, gjithashtu kontribuon ndjeshëm në ruajtjen e shëndetit të lëkurës.
    • Po ashtu ai ndihmon në uljen e inflamacionit në lidhje me reumatizmin dhe artritin.
    • Elektrolitet e bikarbonatit, klorurit, kaliumit dhe natriumit që uji mineral përmban parandalojnë dehidratimin dhe sigurojnë thithjen e ujit. Studimet kanë treguar gjithashtu se zvogëlon përqendrimin e oksalatit të kalciumit dhe ul rrezikun e gurëve në veshka.
    • Parandalon dhimbjet dhe ngërçet e muskujve pasi uji mineral përmban magnez.
    • Uji mineral kontribuon në rregullimin e presionit të lartë të gjakut falë përmbajtjes së tij të pasur të magnezit.
    • Uji mineral rrit ndjeshmërinë e hormonit të insulinës dhe kontribuon në balancimin e sheqerit në gjak falë përmbajtjes së tij të magnezit.

    Megjithatë, sipas studimeve, përdorimi i tepërt i ujit mineral ka edhe të efektet jo të mira. Prandaj, edhe duhet pasur parasysh disa gjëra kur vendosim të kosnumojmë atë.

    Uji mineral ka nivel të lartë të kripes, prandaj ai duhet të konsumohet në sasi të kufizuar sidomos nga pacientët me hipertension, sëmundje të veshkave dhe gratë shtatzëna, varësisht nga gjendja e tyre. Por, kufizimet vlejnë edhe për personat e shëndetshëm. Ata  nuk duhet të konsumojnë më shumë se dy gota ujë mineral në ditë, thonë këto studime.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...