Nëse keni nevojë për desert të shpejtë për vizitorët e paparalajmëruar, shpëtimi fshihet në reçetën e tortës prej çokollate të cilën mund ta pregatitni për njëzet minuta …
Përbërësit: 2 vezë, 50g kakao pluhur, 150g miell, pak kripë, një lugë e vogël pluhur pjekjeje, 70g sheqer, 6 lugë vaj kokosi apo të bimëve, 50ml qumësht sipas dëshirës (të orizit, lopës, bajameve), gjysmë luge ekstrakt vanilie.
Përgatitja: Përzieni përbërësit e tharë. Pastaj shtoni ato të lëngshëm dhe përzieni të gjitha mirë. Masën vendoseni në një kallëp të vogël për tortë dhe e pjekni për 20 minuta në 180 gradë.
Nëse dëshironi mund të shkrini çokollatë mbi të apo të spërkatni sheqer pluhur.
Këshillë: Në gjysmën e pjekjes mund të vendosni në brumë katrorë të plotë çokollate sipas dëshirës.
Ju bëftë mirë!