Të gjithë çmenden për vetulla të trasha!

Në modë janë vetullat krejtësisht të natyrale, të shëndetshme, të parregulluara, të thella dhe të dendura si një mal, që në skenë i ktheu modelja e çuditshme (ekscentrike) Cara Delevigne …

A e dini se shitja e piskatoreve ka rënë në tre vitet e fundit? Arsyeja: vetullat e trasha të modelistes Cara Delevigne. Që nga viti 2010, kur ajo u bë e popullarizuar, deri më sot, operacioni i vetullave i quajtur ‘efekti Delevigne’ në Shtetet e Bashkuara ka arritur një rritje prej 45 për qind. Kjo pamje arrihet me çmim marramendës – 1,500 $. Si të mos paguhen kirurgët amerikan kur vetullat e saj (jo ajo) në Twitter kanë edhe 5.000 pasues.

Ekspertët kanë zbuluar se këto vetulla karakterizojnë një grua të fortë e cila e di se çfarë dëshiron dhe e merr atë. Megjithatë, nuk rekomandohet për ata me sy të vegjël dhe fytyrë të vogël.

Disa krijues avangard janë duke u përpjekur për të përmbysur efektin Delavigne dhe futjen e modeleve androgene të cilët ose nuk kanë vetulla ose vetullat e tyre aq shumë shkëlqejnë sa që mezi vërehen. Dështim!

Historia e vetullave

Nëse sytë janë pasqyrë e shpirtit, atëherë duhet të zbukurohen. Egjiptasit ishin të parët që e kanë realizuar këtë “kanun”. Me ngjyra të errëta kanë përforcuar tonin dhe me këtë kanë arritur pamje dramatike, sy mace.

Gjatë historisë, më të theksuara janë vetullat e Frida Kahlo, të cilat kanë qenë të lidhura tërësisht si simbol i rrebelimit dhe lirisë së bindjeve personale.

Viteve të njëzeta, ka filluar një revolucion i vetullave dhe në modë kanë qenë ato të varura dhe të holla të cilat kanë krijuar pamje të shqetësuar dhe të ndjeshme. Përfaqësuese e këtij trendi është aktorja Clara Bow. Të tridhjetave vetullat mbeten të hollë, por me gjatësi dhe lartësi të tepruar kështu që shfaqin përshtypje të një personi të çuditshëm dhe habitshëm si aktorja Joan Crawford. Të dyzetave vetullat morrën pamje më të natyrshme me trashësi të mesme. Aktorja Veronica Lake ka përdorur këtë pamje. Të pesëdhjetat femëroren e ka prezantuar Audrey Hepburn me vetullat e saj të dendura dhe të errësuara me hark të mprehtë në mes. Në vitet e gjashtëdhjeta gratë kanë filluar t’i rruajnë krejtësisht vetullat e tyre, dhe pastaj t’i shkruajnë me laps sipas dëshirës së tyre.

Modelja Twiggy është një shembull i tillë. Në vitet e shtatëdhjeta kthehet pamja natyrore e vetullave të cilat në fillim kanë pamje disi të rrumbullakët, të dendura, si ato të Elizabeth Taylor. Në vitet e tetëdhjeta, vetullat bëhen si shkurre, të dendura dhe plotësisht të natyrshme. Të tilla i kishte në fillim të karrierës së saj aktorja Brooke Shields. Në vitet e nëntëdhjeta mbizotëron pamja natyrale me një hark të qartë, por pak më të rralla. Si vetullat e Michelle Pfeiffer.

Në vitin dy mijë Julia Roberts rikthen plotësisht pamjen e vetullave natyrale, të dendura dhe të shprishura për çka shumë njerëz, mbrapa shpinde, e quanin ‘të parregulluar’. Pra, edhe pse vetullat gjatë dekadave kishin variacione të stileve, trend i vetëm i cili gjithmonë është kthyer në modë është ai i natyrshmi.

Ju njoh nga vetullat

Vetullat shprehin karakterin. Me hark të ulët janë shenjë e personit dominues, kurse nëse janë ulur gjatë mimikës tregojnë se personi në atë moment ndjenë siklet dhe bezdi. Vetullat tërësisht të ngritura i përkasin njerëzve të prirur për rishqyrtime të cilët dëshirojnë të theksojnë ndjenjat e tyre dhe janë mjaft të hapur. Një vetull e ngritur është sinjal për flirtim apo shprehje të cinizmit. Megjithatë, pak njerëz e kanë aftësinë për këtë mimikë. Ata me vetulla më të rrafshta janë të butë dhe tolerant, edhe pse disi indiferent. Kur vetullat janë të lidhura (bashkuara) do të thotë se jeni i mrrolur apo i koncentruar, kur janë në formë patkoi do të thotë se jeni i piklluar, lëvizja e vetullave është mimikë përshëndetëse etj …

Vetullat na zbukurojnë fytyrën dhe me to mund të shprehim ndjenjat tona, por kjo nuk është detyra e tyre e vërtetë. Shkencëtarët kanë ardhur në përfundim se vetullat shërbejnë për të devijuar anash shiun apo djersët kështu që sytë mbeten relativisht të thatë, pa acarim. Sipas kësaj, jeta pa vetulla do të kishte qenë shumë më e vështirë.

kosovarja.ch