Të ankuarit, a është mirë apo keq për ju?

Po mundohemi ta zgjidhim këtë çështje sepse as shkenca nuk ka mundur ta bëjë…

Kate Moss dhe Dowager Countess nga Grantham gjithmonë kanë përdorur thënien: “Asnjëherë mos u anko, dhe kurrë mos u sqaro!”. Më poshtë po ju hedhim një vështrim fakteve të vështira.

Mund të ju ndihmojë të bëni miq

Nuk ka asnjë dyshim se të ankuarit mund të shërbejë disa funksione të dobishme. P.sh. shërben si akullthyes shumë i mirë, por edhe kalimi i kohës me miqtë që veçse i keni.

Mund të jetë më e kënaqshme për disa njerëz se sa kënaqësia ndaj gjërave

Edhepse psikologët theksojnë se njerëzit gjatë ambientit punues shpesh do dëshironin të ishin diku tjetër, si psh. Në Disneyland, ata raportuan se ndjeheshin të qetë në zyrat e tyre më shumë se kudo tjetër. Shkencëtarët këtë e quajnë “paradox i punës”. Shumë njerëz janë më të lumtur duke u ankuar se sa ato që i jepen luksit dhe kohës së lirë.

Ju mundëson lehtësim emocional

Sipas hulumtimeve shkencore, janë studiuar rastet me të mbijetuarit e ngjarjeve traumatike. Duke vënë në letër ndjenjat e tyre, subjektet përjetuan përmirësime mendore dhe fizike. Në anën tjetër, mendimet dhe ndjenjat e shtypura mudn të lidhen me stresin dhe probleme shëndetësore afatgjate.

Mund të nënkuptojë se keni vetëbesim të lartë

Me shumë gjasa, sepse ju jeni të sigurtë që flisni atë që e dëshironi – dhe me shumë garancë e merrni atë!

Ju bën të ndjeheni të trishtuar

Njerëzit që kanë tendencë të jenë persona negative, edhe mendimet padyshim i kanë të tilla. Kjo ndikon edhe në uljen e vetëbesimit.

Por, ju mund të jetoni më gjatë!

Shkenca thotë se personat që nuk presin shumë nga jeta dhe nuk kanë pritje të mëdha, mund të jetojnë më gjatë, me rrezik të ulët urrejtjeje, duke lënë që gjërat të ndodhin spontanisht. Andaj edhe të ankuarit, mund të ju bëjë më të vetëdijshëm, më me vetëbesim, më analizues ndaj gjërave përreth jush dhe me fjalë tjera, më të mirë se të tjerët …

kosovarja.ch