Nuk ka vende pa dhimbje, mirëpo zgjedhja me kujdes dhe përgatitja mund të zvogëlojë dhimbjen deri në minimum. Dëshironi të dekoroni trupin tuaj me një tatuazh apo piercing të bukur, mirëpo ajo që ju shqetëson është frika nga dhimbja?
Edhepse çdo person ka tolerancë të ndryshme dhe durueshmëri ndaj dhimbjes, femrat njihen me shkallen më të lartë se meshkujt, më shumë se 7 herë e durojnë dhimbjen në krahasim me meshkujt, ndoshta është edhe arsyeja që atyre u vjen si lehtësim përballja me lindjen e fëmijës.
Megjithatë, në të gjithë e dijmë se ka disa pjesë të trupit që janë më rrezistente ndaj dhimbjes se disa pjesë tjera, por mënyra më e mirë është të provoni ta shponi vendin ku do dëshironit të bëni tatuazh. Gjithashtu, ekzistojnë vende ku janë më sensitive ndaj bërjes së tatuazhit apo piercing-ut, pasi ato jo vetëm që do të dhembin gjatë procedurës së realizimit, por edhe gjatë kohë më pas.
Ja cilat vende sipas përvojës së njerëzve me tatuazh dhe piercing, dhembin më shumë ose më pak se pjesët tjera të trupit.
Ku mund të dhemb tatuazhi?
Nëse doni të përjetoni më pak dhimbje, atëherë definitivisht duhet të zgjedhni vendin ku keni më shumë masë muskulore (ose yndyrë), lëkurë të trashë dhe aty ku ashti nuk është në afërsi të sipërfaqes. Opcioni më i keq i bërjes së tatuazhit është vendi ku ka shumë enë të gjakut, ku eshtrat janë nën sipërfaqe të lëkurës si dhe aty ku janë mbaresat nervore.
Por cilat janë vendet ku dhemb më pak? Për shembull, nëse jeni duke menduar për një tatuazh të vogël, e cila duket femërore dhe është në vend interesant, zona prapa veshit është një ndër vendet më të mira.
Vendi i dytë që shkakton më pak dhimbje është pjesa e sipërme e krahut, duke përjashtuar pjesën e brendshme të krahut.
Një nga vendet më të popullarizuara për një tatuazh është pjesa e sipërme e shpatullave, ku dhimbja nuk është e ekzagjeruar.
Përafërsisht, nivelin e njejtë të dhimbjes mund ta ndjeni edhe në bark dhe kofshet. Një nga vendet më të njohura është në pjesën anësore të barkut.
Në përgjithësi, tatuazhet më të dhimbshme janë ato që bëhen mbi eshtrat, përshkak se gjilpëra shpon lëkurën deri në eshtra apo shtyllën kurrizore e cila mund të jetë shumë e dhimbshme. Ndër tatuazhet më të dhimbshme janë konsideruar të jenë ato rreth kyçit të këmbës, tatuazhet në gisht, ato që shkojnë mes eshtrave të shtyllës kurrizore dhe legenit dhe rreth brinjëve të gjoksit (dërrasa e gjoksit), veçanërisht, nëse jeni të hollë.
Brendësia e pjesëve të krahut dhe këmbëve, është konsideruar si vendi me dhimbje mesatare. Nuk dhemb sikur tatuazhi që bëhet në pjesët e trupit mbi eshtra, por gjithsesi prap dhemb më shumë se sa vendi i përmendur më parë.
Ju nuk keni nevojë që të bëni tatuazh në vende më të ndishme apo të prekura nga lythat, aknet apo ndonjë irritim lëkure, pasi përshkak të numrit më të madh të ndijimeve nervore në këto zona, ju do ndjeni dhimbje edhe më shumë.
Ku mund të dhemb piercing-u?
Zona e llapës së veshit, por në përgjithësi edhe i tërë veshi, njihet si zonë më pak e dhimbshme për piercing, dhe për këtë arsye edhe historikisht njihet si vendi më i popullarizuar për shpime.
Një nga vendet më të popullarizuara për vendosjen e piercing-ut është në septum (muri ndarës apo mesi i kërcës së hundës) ose edhe në njërën anë të hundës. Këto piercing-e, veçanërisht ato në mes të hundës mund të shkaktojnë më shumë dhimbje, sidomos nëse nuk bëhen në mënyrë profesionale. Megjithatë, piercing-u i përket kategorisë së dhimbjeve mesatare.
Ështe interesante të theksohet se piercing-u në vetullë është më shumë me dhimbje sesa ai në hundë apo në vesh.
Një nga vendet më pak të dhimbshme duhet të jetë kërthiza, dhe për atë arsye femrat shpeshherë bejnë shpime në atë pjesë.
Piercing-u në gjuhë është shumë më i dhimbshëm, po edhe në pjesën e poshtme dhe të sipërme të buzës, ku gjithashtu paraqet edhe rrezik të lartë. Veçanërisht, ekziston rrezik i madh pas procedurës si ënjtje dhe infeksion, pa marrë parasysh se sa në mënyrë profesionale është kryer veprimi. Poashtu piercing-u në gjuhë mund të ketë edhe komplikime të tjera si gjakderdhje, dëmtime nervore e kështu me rradhë.
Por nëqoftëse mendoni të bëni piercing në thimthat e gjoksit, do duhet të pajtoheni me faktin se do të ndjeni shumë dhimbje, por mbani mend se madhësia e pierce-it është proporcionale me sasinë e dhimbjes. Gjithashtu mendoni edhe rreth trashësisë së formës së pierce-it (bizhuterisë dekoruese). Andaj në zonat më të ndjeshme zgjedhni bizhuteri më të holla.
Si të përgatiteni?
Kur të jeni të përgatitur për bërjen e një tatuazhi apo piercing-u, është e rëndësishme që të mos jeni me stomak bosh si dhe të jeni mjaftueshëm të hidratuar. Në fakt, nga dhimbja mund të vie deri te marramendja, ngritja apo rënia e tensionit, zbritja e sheqerit, humbja e vetëdijes si dhe ndalesa e lëngjeve.
Nëse vendosni për të bërë një tatuazh të madh, vendosni kufjet në veshë, dëgjoni muzikën tuaj të preferuar dhe përpiquni që të relaksoheni. Nëpër barnatore apo sallone për tatuazh mund të porositni krem që në mënyrë efektive humb ndjeshmërinë e lëkurës duke redukturar dhimbjen. Megjithatë, ky krem mund ta lehtësojë dhimbjen por jo edhe plotësisht ta heqë atë. Ju mund të konsumoni edhe pilula standarde për dhimbje, vetëm jo ato që kanë për bazë ibuprofen sepse mund të shkaktojë rritjen e gjakderdhjes. Atë mund ta merrni kur procesi të jetë përfunduar si dhe kur gjakderdhja të ndalojë./kosovarja.ch/