5.5 C
Priština
More

    Tart me perime ideale për pranverë

    spot_imgspot_img

    Përbërësit:

    1 gotë miell të bardhë

    1 ¼ gotë miell integral

    1 lugë çaji kripë

    ½ gotë gjalpë të ftohtë

    1 vezë

    5 lugë ujë të ftohtë

    Për mbushjen:

    2 purri të prera në rrathë dhe pak të fërguar me kripë dhe piper të zi

    3 domate të prera në rrathë

    Djath sipas dëshirës

    Kripë dhe piper të zi

    Ullinj

    Majdanoz

    Vaj ulliri

    Përgatitja:

    Në një tas të madh, bëni bashkë dy llojet e miellit, kripën, gjalpën, vezën dhe ujin e ftohtë.

    Me duar përzieni mirë deri sa të krijoni një masë të shkrifët.

    Më pas vendoseni në tavolinë, spërkateni me miell dhe krijoni një top.

    Mbulojeni me folje najloni dhe futeni në frigorifer nga 30 minuta deri në disa orë (gjatë tërë natës).

    Më pas në sipërfaqe të rrafshët me miell, rrokulliseni brumin dhe hapeni në formë rrethore.

    Shtrojeni në enën për prejkje (24 cm).

    Lehtë shtypeni në qoshet dhe brumin mbulojeni me letër për pjekje. Sipër vendosni fasule ose oriz për të krijuar peshë që të mos fryhet brumi gjatë pjekjes.

    Pas 20 minutave, hiqini fasulet dhe letrën dhe kthejeni një furrë për 10 min të tjerë.

    Furra duhet të jetë e nxehur paraprakisht në 220 gradë celcius.

    Pas pjekjes, mbi vendosni purritë, djathin e coptuar, domatet dhe sëeish djathë, spërkateni me pak vaj ulliri dhe piper të zi.

    Futeni në furrë edhe për 5 minuta, deri sa të shkrihet djathi.

    Sipër vendosni ullinj dhe majdanoz ose borzilok.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...