-0.8 C
Priština
More

    Tamponi “Marihuanë” mund të jetë zgjidhja e dhimbjeve gjatë ciklit tuaj

    spot_imgspot_img

    Ju ndoshta kurrë nuk keni konsideruar kombinimin e marihuanës me menstruacione, por dikush e ka bërë këtë. Ka një mënyrë të re për të trajtuar jo vetëm ciklin tuaj por edhe dhimbjet e bezdisshme që vijnë së bashku me të, gjë e cila bëhet me tamponin e kanabisit.

    Një kompani inovative në në industrinë e kanabisit mjekësor mund të kenë gjetur një mënyrë natyrale dhe shumë efektive për trajtimin e dhimbjeve menstruale tek femrat. Jo, ato nuk janë në të vërtetë tampona prej kanabisi por kapsula të vogla të ashtuquajtura Foria Relief.

    Kur futet në vaginë ky lloj i kanabis tamponit ofron lehtësim ndaj dhimbjeve të fuqishme.

    “Kanabisi ka një histori të gjatë kulturore si një lloj kure natyrale në lehtësimin e simptomave që ndërlidhen me menstruacionet”, thuhet në faqen e kompanisë në fjalë. “Qëllimi ynë është që të ndajmë vetitë e fuqishme mjekësore të kësaj bimeje duke shfrytëzuar teknikat moderne të nxjerrjes për standardizim të pastërtisë dhe potencialit, duke siguruar një përvojë shumë të arritshme për të gjitha femrat”.

    Ky insertim i vogël është cilësuar si një lehtësues i dhimbjeve gjatë menstruacioneve. Ky supozitor me përzierje të THC dhe CBD, ka për qëllim të rrisë lehtësimin e muskujve duke mos shkaktuar dhimbje.

    Kjo është një ide e mrekullueshme për femrat që kanë probleme me PMS, dhe të tilla që vuajnë nga endometrioza. Ky supozitor nëse është i suksesshëm në lehtësimin e dhimbjeve menstruale, mund të jetë një opsion për zvogëlimin e dhimbjeve gjatë lindjes!

    Nëse gjithçka shkon mirë, femrat mënjëherë duhet të ndjejnë lehtësim të dhimbjeve brenda 15-30 minutave pas insertimit.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...