Koha e përgatitjes: 120 minuta
Numri i personave: 8
Përbërësit:
500 gram mish viçi nga kofsha
2 qepë
1 karotë
1 pastinak
1 majdanoz
1 rrënjë të vogël selino
2 patate
100 gram bizele
majdanoz dhe gjethet e selinos, lolber
1 supë viçi
1 lugë çaji kripë
1 lugë çaji piper
1 lugë çaji vegetë
2 lugë yndyrë
2 lugë miell
2 dcl. shtalpë
1 të verdhë të vezës
1 limon
pak vaj
Procesi i përgatitjes:
Në një tenxhere e vendosni yndyrën, mishin e prerë në feta dhe qepën e copëtuar imët, dhe i zieni për 15 minuta, duke e shtuar ujin pak nga pak. Për atë kohë, pjesen e mbetur të perimeve e pastroni dhe e preni në kube të vogla, dhe e futni në tenxhere. E shtoni kripën, piperin, erëzat, majdanozin dhe gjethet e selino të copëtuara imët, 2 dcl. ujë dhe i zieni në temperaturë të ulët për 1 orë. Pasi që të gjitha të jenë zier mirë, i shtoni 2 litra ujë, e vëni lolbein dhe kubikun për supë dhe e lëni supën për të vluar. Në tavë e vendosni pak vaj dhe 2 lugë miell dhe i fërgoni, dhe këtë i’a ktheni supës. E zieni për 10 minuta. Në një enë e përzieni shtalpin dhe të kuqt të vezës me pak supë dhe në fund e shtoni vetëm për të vluar. E shërbeni me kube të limonit./kosovarja.ch/