Nevojitet:
- 20 gr gjalpë,
- 20 ml vaj ulliri,
- 50 gr presh,
- 50 gr selino,
- 50 gr speca të kuq ose të gjelbër
- 50 gr kungullesha,
- 50 gr shparg,
- 50 gr domate,
- 50 gr lulelakër,
- 50 gr brokoli,
- 50 gr misër te ëmbël,
- 3 thelb hudhër
- 100ml verë të bardhë,
- 70g makarona,
- kripë, piper, rigon, fletë dafine, basil, majdanoz, parmesan.
Përgatitja e Minestronave
Perimet të pastrohen mirë, dhe të thahen me leckë të kuzhinës pastaj ti presim në kube apo shirita. Në një enë e shkrijmë gjalpin dhe i shtojmë vaj ulliri. Hidhini perimet dhe fergoni në temperaturë të mesme pesëmbëdhjetë minuta duke përzier vazhdimisht. Shtoni hudhër të copëtuar dhe verë. Hidhni kripë dhe piper dhe vazhdoni të zieni në tempetaturë të ulët edhe përafërsisht pesë minuta.
Shtoni 700 mililitra ujë dhe makarona, leni të zihen edhe dhjetë minuta. Pastaj shtoni gjethe dafine dhe erëza të tjera. Zieni edhe pesë minuta, dhe pastaj largojeni supën nga zjarri dhe hidheni siper permezanin e grimcuar. Kënaquni me shijet e supave të ndryshme dhe ruajeni shëndetin.
Foto: www.metro.ca