Lëng pule
300 g kungull njomë
50 g gjalpë
2 limonë
1 qepë e thatë
2 qepë të njoma
2 thelpinj hudhre
1 tufë borzilok
Pak mendërz e freskët
Arrë moskat
100 ml vaj ulliri
Kripë
Piper
Pastrojmë perimet dhe presim kungullin në feta, qepët i grijmë në kube ndërsa erëzat e njoma i grijmë hollë. Në një tenxhere vendosim, qepën, hudhrat dhe kungullin të skuqen me vajin e ullirit dhe gjalpin, derisa të zbuten. Pas disa minutash shtojmë lëngun e pulës dhe e lëmë të ziejë për 40 minuta në zjarr të ngadaltë. Në fund e kripësim dhe e aromatizojmë supën me borzilokun, arrën e moskatit të kaluar në rende të hollë, limonin dhe piperin. E lëmë supën të ziejë edhe për 10 minuta të tjera dhe më pas e kalojmë në multi.
Brumë pice
Salcë domateje
1 patëllxhan
1 kungull jeshil
1 domate e vogël
Çerek speci jeshil
Çerek speci të kuq
4 kërpudha shampinjon
Disa gjethe borziloku
Disa gjethe majdanozi
2 gjethe sallatë jeshile
2 lugë supe vaj të aromatizuar
Hapim brumin e picës në një tavë me madhësi 30×40 cm dhe e pjekim për 5 minuta në 200 gradë. Ndërkohë marinojmë të gjitha perimet e prera në feta me vajin e aromatizuar dhe me pak kripë. Vendosim në zjarr një tigan skare derisa të nxehet mirë dhe më pas kalojmë në të perimet për pak sekonda. Hapim salcën e domates mbi brumin e picës dhe vazhdojmë të shtrojmë mbi të të gjitha perimet e marinuara më parë dhe i kemi shtuar edhe gjethet e borzilokut e të majdanozit si dhe sallatën e grirë. E pjekim picën për 10 min në 180 gradë.