Nëse jeni një nënë, që tani mund ta konsideroni veten një atlete profesioniste…
Për disa femra, shtatzënia dhe procesi i lindjes mund të jenë përvoja më e bukur, ndërsa për disa mund të jetë kujtim brutal dhe i hidhur. Sido që të jetë, ne nuk e mohojmë se procesi në fjalë është tepër rraskapitës dhe mundues për trupin tonë. Kësisoj, studiuesit e krahasojnë këtë lloj dëmtimi ngjashëm me lëndimet e rënda sportive, siç është maratona e vrapit.
Në një studim në Univerzitetin e Michigan-it, studiuesit kanë bërë ekzaminime me resonance magnetike tek femrat, dhe se si ka qenë diagnostifikimi i ngjashëm me lëndimet sportive.
Skanimet kanë treguar se tek ¼ e grave është paraqitur lëng në palcën pubike kockore apo thyerje të qëndrueshme ngjashëm me frakturat sportive, ndërsa tek 2/3 e grave janë paraqitur lëngje të tepërta në muskuj, gjë që tregon dëmtim ngjashëm me tendosjen e muskujve.
Meqenëse shumica e femrave të ekzaminuara ishin më në rrezik për lëndime gjatë procesit të lindjes, këto shifra apo përqindje nuk janë domosdoshmërisht të zbatuara tek të gjitha nënat. Megjithatë, studiuesit theksojnë se deri 15% prej tyre do të vuajnë nga “dëmtime të legenit që nuk shërohen më”.
Studiuesit shpresojnë se ky informacion do të ndihmojë mjekët për faktin se jo të gjitha shtatzënitë janë të njejta për të gjitha femrat. “Jo të gjitha gratë ndjehen mirë pas 6 javësh, as nuk janë në gjendje për të shkuar në punë”. Në fakt, sipas hulumtimeve thuhet se disa femra kanë nevojë deri në 8 muaj apo edhe më gjatë deri sa të shërohen plotësisht.
Por, sërish po e cekim se çdo lindje është e ndryshme, dhe sa i përket procesit të trajtimit, definitivisht jo të gjithave iu nevoitet koha e njejtë e rikuperimit. Nuk po themi se të gjitha femrat kanë nevojë ti nënshtrohen rezonancës magnetike, apo të mos bëjnë ushtrimet e Kegel-it. Pika kyçe është se nëse disa nga femrat ndihen se procesi i shërimit po ju zgjatet shumë dhe se kanë simptome të pazakonta shqetësuese, ose mendojnë se thjeshtë nuk mund më ti bëjnë ushtrimet e Kegel-it, atëherë, në këso raste duhet të vizitojë ndonjë specialist./kosovarja.ch/