1.4 C
Priština
More

    Studimi: Mbajtja e maskës ju ndihmon të kaloni më lehtë COVID-19

    spot_imgspot_img

    Studimet kanë treguar se maskat mund t’i parandalojnë njerëzit të përhapin mikrobet e rrugëve të frymëmarrjes te të tjerët.

    Por, një zbulim i ri i studiuesve amerikanë ka treguar se maskat mbrojnë edhe njerëzit që i mbajnë ato.

    Kjo për arsye se maska mund të ulë ashpërsinë e simptomave, ose të parandalojë plotësisht infeksionin në disa raste.

    Pas eksperimenteve me kafshët, shkencëtarët kanë treguar se njerëzit me maska infektohen më pak nga Coronavirusi.

    Kjo ia bën më lehtë sistemit imunitar të luftojë çdo përhapje virale.

    Sipas Dr. Monica Gandhi, mjek i sëmundjeve infektive në Universitetin e Kalifornisë, maskat bllokojnë virusin të futet në organizëm.

    Në vitet 1930, dy studiues zbuluan zyrtarisht se minjtë e ekspozuar ndaj sasive më të mëdha të mikrobeve kishin më shumë gjasa të vdisnin.

    Së fundmi, shkencëtarët zbuluan se më e madhe ishte ngarkesa virale që hynte të trupin e pacientëve, aq më shumë simptoma shfaqnin ata.

    Megjithatë, ky eksperiment nuk mund të merret i mirëqënë për COVID-19, duke pasur parasysh se sa i rrezikshëm është.

    Disa të dhëna indirekte janë grumbulluar edhe nga pacientët me COVID-19.

    Studiuesit kanë vlerësuar se rreth 40 për qind e të infektuarve me koronavirus nuk kanë asnjë simptomë.

    Por kur disa njerëz përdorin maska, përqindja e rasteve asimptomatike duket se rritet.

    Mbajtja e maskës nuk i bën njerëzit të paprekshëm nga infeksioni, por këto tendenca të rasteve asimptomatike mund të sugjerojnë që maska bën që ta përballoni COVID-19 më lehtë, duke zvogëluar potencialisht mbingarkimin e spitaleve dhe vdekjen.

    Veçanërisht bindëse, sipas Dr. Gandhi, janë të dhënat nga anijet e lundrimit.

    Më shumë se 80% e të infektuarve në anijen japoneze “Diamond Princess Japoneze” kishin simptoma.

    Por në një anije tjetër që u nis nga Argjentina në muajin mars, kur të gjithë pasagjerët veshën maska mjekirurgjikale pasi njëri nga udhëtarët kishte ethe, niveli i rasteve simptomatike ishte mbi 20%.

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...