0.5 C
Priština
More

    Studimi: Gratë thonë ‘të dua’ mesatarisht 15 ditë më vonë se burrat

    spot_imgspot_img

    Filmat e Hollivudit mund t’i portretizojnë gratë si më emocionale, por në fakt janë burrat ata që të parët thonë ‘të dua’. Një studim ndërkombëtar mbi këto dy fjalë të vogla zbuloi se burrat shprehnin emocionin e tyre pas një mesatare prej 108 ditësh, krahasuar me 123 ditë për gratë.

    Akademikët zbuluan se burrat e bënë këtë lëvizje të parët në gjashtë nga shtatë vendet që ata analizuan. Përjashtim bëri Franca.

    Akademikët, të udhëhequr nga dr. Christopher Watkins nga Universiteti “Abertay” në Dundee, morën në pyetje një mijë e 92 gra dhe 336 burra për një marrëdhënie aktuale ose të fundit.

    Të anketuarit u pyetën kur filluan të mendonin për të deklaruar dashurinë e tyre, cili partner mori hapin i pari, sa kohë kishte marrë në të vërtetë dhe si ishte pritur, shkruan DailyMail.

    Studimi zbuloi se burrat kishin më shumë gjasa të mendonin se janë të dashuruar rreth 70 ditë pas fillimit të njohjes, një javë të plotë përpara partneres.

    Më pas u desh një muaj tjetër për të marrë guximin për të thënë ‘të dua’, me të dy gjinitë po aq të lumtura për të dëgjuar fjalët.

    Shkencëtarët sugjeruan se kishte faktorë nënndërgjegjes që vareshin nga raporti i burrave ndaj grave në vendet e studiuara: Australi, Brazil, Kili, Kolumbi, Francë, Poloni dhe Mbretëri të Bashkuar.

    Në vendet ku ka më shumë burra se gra, ata burra me fat që ishin në një lidhje, kishin të ngjarë të thoshin ‘të dua’ për të ndaluar hyrjen e një mashkulli konkurrent. Megjithatë, nëse një zonë kishte më shumë gra se burra, një deklaratë kishte të ngjarë të bëhej për të përshpejtuar intimitetin, zbuloi studimi.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...