Hulumtuesit kanë frikën se Covid-19 mund të çojë deri tek diabeti i tipit 1 tek fëmijët.
Akademikët e Kolegjit Imperial në Londër kontrolluan se si Coronavirusi reagonte tek fëmijët e infektuar që po merrnin trajtim në pesë njësi pediatrie, shkruajnë mediet britanike.
Përreth 30 fëmijë u diagnostikuan me diabetin e tipit 1 përgjatë periudhës 23 mars- 4 korrik, gjetën hulumtuesit.
Ata thanë se ekziston një mundësi dy herë më e madhe që fëmijët të diagnostikohen me gjendjen shëndetësore pas infektimit me virusin Corona.
Ekspertët thonë se Covid-19 mund të sulmojë qelizat në pankreas, të cilat luajnë rol vital në prodhimin e insulinës.