Kalimi i kohës në diell, mund të zvogëlojë rrezikun e infektimit nga Coronavirusi.
Ky është përfundimi i një studimi të ri, të udhëhequr nga shkenctarët Luis Sagripanti dhe David Lytle.
Këta u shprehën se rrezet e forta të diellit, mund të vrasin COVID-19 në vetëm 34 minuta.
Në studim, ata analizuan se rrezet e diellit UV mund të shkattërrojnë virusin në vende të ndryshme, në periudha të ndryshme të vitit.
Hulumtimi rezulton se rrezet e diellit, në mesditë, në shumicën e qytetetve të SHBA dhe botës, gjatë verës mund të zhdukin 90% të Coronavirusit që jeton në sipërfaqe, për vetëm 34 minuta.
Në të kundërtën, nga dhjetori deri në mars, studiuesit thonë se virusi mund të jetojë në sipërfaqe, deri në më shumë se 1 ditë.
Ndonëse ky studim është botuar në Photochemistry and Photobiology, OBSH vazhdon të paralajmërojnë se rrezet e diellit nuk parandalojnë virusin.