Strudle me fara lulekuqeje (mak) dhe arra

Qumështin dhe ujin i kriposni dhe u shtoni sheqer, një lugë miell dhe tharm. Nuk duhet të pritni tharmin të reagojë, menjëherë i shtoni vezët, përziej ngadalë dhe shto miellin, duke përzier. Kur të përfundoni se përzieri një kilogram miell, filloni të shtoni vaj ngapak, e pastaj pjesën tjetër të miellit,e pastaj vaj përsëri. Përzieni mirë, që të formoni brum të mirë mbulojeni me diçka dhe lereni në të ngrohtë që të nxëjë tharmi.

Brumin e nxënë ndajeni në 4 pjesë të barabarta. Çdo pjesë ngjesheni me dorë të butë dhe lereni të rrijë. Bëjeni me miell sipërfaqen ku punoni dhe filloni t`i zhvilloni pjesët një nga një. Secilën pjesë e lyejmë si dëshirojmë dhe e rrokullisim në strudel. Strudle-n e shtrini në tepsi të lyer me vaj, lëreni në të ngrohtë rreth 15 minuta e pastaj e lyejmë me të verdhën e vezëve.

Vendosini të piqen në furrë të ngrohur më parë në 250 gradë celzius. Kur strudel-ja do fillojë që ngadalë të marrë ngjyrë të verdhë, reduktoni temperaturën në 200 dhe lereni për 10 minuta ashtu, pas kësaj e kthejmë temperaturën në 250 dhe u lejojmë që të piqen deri sat ë marrin ngjyrën e verdhë të arit.

Strudle-in e gatshëm e heqim dhe e mbëstjellim me pecetë. Ashtu të mbështjellura i lëmë 2-30 minuta e më pas munden prerë dhe shërbyer.

Përbërja

  • qumësht i vokët: 4 dl
  • ujë i vokët: 2 dl
  • tharm: 1
  • e verdha e vezës: 2
  • sheqer: 5 lugë
  • kripë: 1,1/2 lugë
  • vaj: 1 dl
  • miell: 1200 g
  • fara lulekuqe: 2
  • sheqer vanile: 5 lugë
  • qumësht
  • sheqer për mbushje me mak: 10 lugë
  • arra të bluara: 250 g
  • leng portokalli: 5 lugë
  • sheqer për mbushje të arrave: 10 lugë
kosovarja.ch