Strijat shfaqen për shkak të tendosjes drastike të lëkurës, por mund të shfaqen edhe për shkak të shtatzënisë, shtimit të konsiderueshëm të peshës trupore apo dobësimit, madje edhe me rastin e stërvitjeve të tepruara.
Se a do të shfaqen dhe sa strija do të shfaqen varet nga tipi i lëkurës dhe sasia e kolagjenit në lëkurë, mirëpo njëkohësisht është e sigurt – fjala është për problemin estetik të cilin çdokush do të dëshironte ta eliminonte.
Portali MyHelathyFoodTips ofron zgjidhjen – përzierje shtëpiake për të cilën vërtetojnë që fshin strijat dhe pas përdorimit të rregullt lëkura duket sikur këto dukuri kurrë nuk kanë ekzistuar.
Përbërësit:
– një lugë vaj ulliri,
– një lugë xhel aloe vera,
– një lugë të bluar kokrrash gruri të mbirë.
Përgatitja:
Përzieni që të tre përbërësit në një enë. Para përdorimit, lëkurën pastrojeni mirë, pastaj lyeni me përzierje zonën e përfshirë nga strijat.
Lëreni të veprojë 20 minuta, pastaj hiqeni me peshqir të njomur.
Kjo përzierje do të t’ju ndihmojë edhe nëse keni ndonjë vragë