Siç dihet tashmë, spiralja kontraceptive është një nga mënyrat më të besueshme për të mbrojtur veten nga shtatzënia e padëshiruar, dhe ajo çfarë është zbuluar tani është se ajo mund të zgjasë edhe një vit më shumë se sa e keni menduar.
Një studim i publikuar në revistën “Obstetrikë dhe Gjinekologji” ka bërë kontrollin e 236 grave që përdorin pajisje intrauterine me 52 mg levonorgestrel, dhe 237 përdorues të implantit në mes moshës 18 dhe 45 vjet.
Edhepse thuhet se jetëgjatësia e tyre përfundon për gjashtë muaj, studiuesit kanë vendosur për të monitoruar sjelljen e kontraceptivëve në 36 muajt e ardhshëm.
Të gjithë të anketuarit janë paralajmëruar për shtatzëni të padëshiruar përshkak se kontracepsioni ka qenë me afat të tejkaluar.
Pas një viti është regjistruar vetëm një rast i shtatzënisë mes 197 përdoruesve me pajisje intrauterine si dhe 123 përdorues të implanteve, të cilët ende kishin kontraceptiv megjithëse të skaduar në afat.
Kështu, autorët e këtij studimi kanë treguar se është e mundur të zgjatet jetëgjatësia e spirales një vit më shumë se sa është parashikuar.
Megjithatë, agjencia e ministries së shëndetësisë dhe shërbimeve njerëzore në SHBA nuk dëshiron të ndryshojë afatin e kontracepsionit për shkak të sigurisë së plotë të përdoruesve.
Nëse keni ndonjë dyshim se a dëshironi ta vazhdoni spiralen edhe përtej afatit të paracaktuar, ne ju këshillojmë që të bisedoni me mjekun tuaj./kosovarja.ch/