11 C
Priština
More

    Spaghetti me fruta deti, pjata ideale për pushime

    spot_imgspot_img

    Ndryshim i stinës kërkon gjithmonë ushqime të ndryshme në tavolinën tuaj. Kjo është një nga pjatat që përfaqëson më së miri stinën e verës.Spaghetti me fruta deti

    Përbërësit:120 gramë makarona, 100 gramë skampi, 100 gramë midhje, 50 gramë karkaleca, 50 gramë kallamar, 50 gramë oktapod, 200 gramë domate, dy thelpinj hudhër, pak vaj ulliri, pak majdanoz, pak kripë, pak verë e bardhë.

    Përgatitja:
    Vendosim tiganin në zjarr me pak vaj ulliri dhe hedhim dy thelpinj hudhër dhe e kavardisin shumë pak, derisa të lëshojë aromën, më pas e heqim nga zjarri.

    Hedhim frutat e detit i kavardisim për gati tre minuta, pasi i shuajmë me pak verë të bardhë dhe e lëmë derisa vera të avullojë.

    Më pas shtojmë domatet dhe të gjitha erëzat, në mënyrë që salca të bëhet më e shijshme.

    Makaronat i kemi zier paraprakisht jo shumë të buta.

    Pasi u kemi hequr ujin, i hedhim në tiganin, ku kemi përgatitur salcën dhe frutat e detit dhe i lëmë për dy minuta duke i përzier vazhdimisht.

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...