-2.4 C
Priština
More

    SPA kënaqësia: Receta për dush magjik

    spot_imgspot_img

    Këto metoda do ta shndërrojnë dushin e thjeshtë në përvojë të pazëvendësueshme…

    Veshët ndër ujë

    Mënyra ideale për t’u liruar nga stresi dhe të relaksoheni. Nën ujë mund të dëgjoni rrahjet e zemrës suaj dhe frymëmarrjen- në këtë mënyrë do të fitoni kualitet ideal të meditimit. Mbani veshët nën ujë disa minuta.

    Masazh vatsu të thembrave

    Vatsu, forma e masazhe shiatsu liron muskujt e kjo bëhet nën ujë, është hit i madh i spa. Provoni këtë tretman në shtëpi. Do të shihni që uji i nxehtë do ta bëjë masazhin më efikase. Përdorni gishtin e madh dhe me rrumbullake të vogla masazhoni shputat nga rrënjët e gishtërinjve deri tek thembra.

    Pas 20 minuta spa- dush i shpejtë

    Këshilla cilësore e spa eksperimentit. Duke marrë parasysh që qelizat e vdekura në spa zbuten, dushi do t’i shpërlajë dhe kështu do të bëj pilling të lehtë natyral. P.s. Asnjëherë mos bëni SPA më shumë se 20 minuta. Në të kundërtën lëkura do të fillojë të dehidrojë.

    Maskë shumëfish e dobishme

    Para se të shtriheni në shkumë të nxehtë, vendosni në fytyrë një shtresë të hollë të glinës, njësoj si bëjnë edhe profesionistët. Afër kadës përgatitini një enë me ujë të ftohtë dhe buzë saj një dorezë frotiri. Avulli do ju ndihmojë që lëkura sa më mirë ta thithë maskën, ndërsa pas 10 minutave me ndihmën e dorezës së frotirit të zhytur në ujë hiqeni maskën dhe freskoni lëkurën.

    Avansoni rutinën e fitnesit

    Femrat të cilat ushtrojnë shumë që ta formojnë trupin e tyre, shpesh kanë muskujt të tensionuar. Dushi me krip deti është zgjidhje ideale për këtë problem. Nxehtësia dhe kripa lirojnë secilin muskul në trup.

    Ndajeni një copëz nga çokolata me qumësht

    Gjeni një shampo për trup në bazë të çokolatës dhe ‘zhytuni’ në kadë me partnerin tuaj. Aroma e kësaj delikatese është tretman ideal për çifte sepse është shumë sensuale.

    Hidhni petale lulesh në ujë

    Kjo metodë është e njohur qysh në kohët e hershme, dhe shumë lehtë e ka gjetur veten edhe në tretmanet moderne. Kjo është mënyra më e lehtë që atmosfera të bëhet romantike dhe relaksuese. Përdorni lule të freskëta dhe ‘gogla mali’ të cilat shkrihen në kade.

    Përdorni ndriçim dhe ngjyra

    Shampo trupi dhe kripa në ngjyra, veçanërisht në ngjyrë të kaltër apo gjelbër asociojnë në thellësi të detit, dhe ju relaksojnë edhe më shumë. E njejta vlen edhe për qirinjtë.

    ‘Zieni’ një larje nga çaji bimor

    Sigurisht keni dëgjuar se çajrat bimorë janë antioksidantë të mirë dhe të shkëlqyeshëm për shëndet, por a e dini që ka efekt shumë të mirë edhe në lëkurë. Hidhni në dush tri qese nga çaji i kamomilës dhe ndonjë petale lulesh. /kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...