Sjelljet e pahijshme nëpër restorante

Të gjithë priremi të mendojmë se si sillemi nëpër restorante, por sa është kjo e vërtetë? Vërtetohuni edhe njëherë në mos jeni duke gabuar diku …

Shumë informata interesante janë dhënë nga kamarierë të ndryshëm të restoranteve më prestigjioze se – shumica e të ftuarve nuk i lajnë duart para ngrënies. Po ju? Pse mendoni se e harrojmë këtë detaj të rëndësishëm?

A ndodhë kjo për shkak se jemi shumë të relaksuar nëpër restorante? Për shkak të këtij lëshimi vjen deri tek sjellja jo e hijshme dhe kulturore, që padyshim dëmton edhe bontonin – bazat e sjelljes së mirë.

Sjellja më e pahijshme

Abuzimi apo sharja e kamarierëve, komunikimi me zë të lartë, është një pjesë e sjelljes jokulturore të mysafirëve që vijnë në restorant. Disa dinë që edhe publikisht të fyejnë, të sulmojnë stafin, të bëjnë skena dhe dramë, por edhe të shqetësojnë të ftuarit tjerë. Të gjitha këto, mundohuni ti shmangni sa më shumë.

Ka edhe të tillë që fryejnë hundën me shumë zhurmë (disa i fshijnë edhe me pecetat e tavolinës në restorant), kështu mund të pengoni ngrënien e të tjerëve vetëm nga paramendimi se çfarë jeni duke bërë. Pastaj, flisni me zë të lartë në telefon që paraqet gjithashtu një gjest të papërshtatshëm, sidomos kur është fjala për biseda rreth çështjeve personale apo edhe më keq, problemeve shëndetësore. Nëse e keni patjetër të flisni përderisa jeni në restorant, më mirë është të flisni qetë apo të dilni jashtë dhe të flisni lirshëm.

Ankesat

Thirrja e kamarierit me zë të lartë duke bërtitur se ushqimi nuk është përgatitur mirë dhe etiketimi me emra nënçmues, është një nga gjërat më të pahijshme. Edhe kthimi i pjatës mbrapsht nuk është një gjest kulturor. Nëse nuk ju pëlqen diçka, ndërroni restorantin. Ky është dënimi më i madh për pronarët. Më e keqja është kur ankoheni për ushqimin ndërsa nga ana tjetër keni konsumuar edhe grimcat më të vogla në pjatë.

Fëmijët

Kur ju merrni me vete fëmijët në restorant duhet të keni parasysh disa rregulla të mirësjelljes. E njejta gjë vlen edhe për të rriturit. Nuk ka ulërima, bërtitje dhe qarje. Mos i lejoni që të hudhin ushqimin gjithandej. Më e keqja mbi të gjitha është se disa nëna marrin guximin të ndërrojnë pelenat e foshnjes në restorant, pa e vrarë mendjen se mund ti pegojnë ngrënien njerëzve tjerë përreth.

Po juve, cila sjellje jo kulturore dhe gjeste të pahijshme ju nevrikosin më së shumti nëpër restorante?

kosovarja.ch