Sipas dermatologëve, konsumi i tepërt i ëmbëlsirave mund të ketë një efekt negative në lëkurë. Sheqeri e ngrin kolagjenin, duke shkaktuar plakjen e lëkurës. Kjo do të thotë që ajo ëmbëlsira tunduese apo shumë sheqer në kafe, përkthehet në rudha ca vite më vonë.
Konsumi i tepruar i alkoolit
Nëse pi Margarita shumë shpesh, mendohu herën tjetër para se ta bësh. “Alkoli dehidraton lëkurën dhe gjithashtu zmadhon venat e gjakut në lëkurë, duke e bërë atë të duket më e kuqe. Lëkura e dehidratuar plaket më shpejt.
Këllëfi i jastëkut
Qelizat e lëkurës rinovohen gjatë natës, ndaj është koha të investoni në orë gjumi. Një këllëf mëndafshi do t’ju ndihmojë që lëkura të jetë e butë dhe të mos sforcohet, kur rrotulloheni gjatë gjumit.
Banjo dielli
Duhet ta dini tanimë por le t’jua përsërisim: Mos u nxini dhe përdorni SPF gjatë gjithë kohës. 10 minuta ekspozim çdo ditë në diell pa SPF, mund t’jua dëmtojë lëkurën dhe t’ju plakë shumë.
Pirja e duhanit
Duhani nuk ka asnjë anë pozitive –sidomos kur bëhet fjala për lëkurën. Është shumë e rëndësishme të mos pini duhan, sepse tymi ul furnizimin e gjakut në lëkurë dhe shkakton rrudha të panevojshme.
Vajtja me këmbë në punë
S’ka asgjë të gabuar me ecjen në këmbë, përkundrazi jeni duke bërë gjënë e duhur, por…Nëse jetoni në një qytet të papastër, ecja nëpër rrugë mund të dëmtojë lëkurën tuaj. Pastroni fytyrën butësisht me një copë që të hiqni gjithë pluhurat dhe qelizat e vdekura çdo mbrëmje. Gjithashtu, blini sa më shumë produkte me anti-oksidantë të cilat luftojnë agresorët e mjedisit.
Burimi: Pop Sugar