Jashtëqitje apo ndryshe…, nuk ka rëndësi si e quani atë, ju çdo ditë kryeni një nevojë të tillë, dhe ndoshta e kryeni në mënyrë të gabuar.
Kur ngrihemi apo ulemi, pësojmë një ngërç në zorrën e poshtme që na ndalon jashtëqitjen në mënyrë të rastësishme. Por, kur ne përkulemi, zorrët tona zgjerohen, duke na lejuar komoditetin për të nxjerr fecesin në rehati.
Të ulurit poshtë për të kryer nevojë nënkupton se muskujt në zorrë duhet të sforcohen për të shtyer jashtëqitjen. “Ashtu si një makinë në autostradë, duke u kthyer në një kthesë, edhe fecesi duhet të vë frena”, thekson Giulia Enders, shkrimtare.
Ky nuk është vetëm një vrojtim i parrezikshëm, natyra na ka krijuar që të mblidhemi të përkulur për të kryer jashtëqitje. Kur ne përpiqemi të japim mund rreth kësaj, ne vihemi në rrezik të madh për të dëmtuar trupin tonë.
“1.2 miliardë njerëz në mbarë botën të cilët përkulen deri në gjunjë duke u mbledhur me trup, nuk kanë pothuajse asnjë incidencë për ‘diverticulosis’, madje edhe më pak probleme me hemoroide. Nga ana tjetër, ne shtrydhim tërë indet e zorrëve deri sa të dalë fecesi, thekson Enders. ‘Diverticulosis’ ndodh si rezultat i tendosjes së tepruar dhe presioni i krijuar nxit pjesët e dobëta të murit të muskujve duke formuar kështu qese të vogla në zorrë. Hemoroidet apo këto qeska të grumbulluara janë enë të fryera të gjakut rreth anusit, të shkaktuara nga lodhja.
Ky zbulim nuk është i ri; në fakt, një studim në vitin 2003 nga mjeku izraelit Dov Sikirov arriti në përfundimin se mënyra e përkuljes për të kryer jashtëqitje është më e pranueshme. Studimi ka krahasuar jashtëqitjen në tri pozicione të ndryshme: ulja në një tualet 42 cm i lartë, 31 cm si dhe përkulja në formë të mbledhur. Subjektet e testimit kanë raportuar se jashtëqitja me anë të kësaj përkuljeje merr një mesatare prej 50 sekondash, ndërsa jashtëqitja ulur merr mundimin prej 130 sekondave.
Revistat gjithashtu kanë vënë në dukje se ulja në tualet është përpjekje e tepruar ekspulsive për të liruar fecesin, ndërsa metoda e përkuljes në gjunj duke u mbledhur është cilësuar si një ushtrim relativisht i kënaqshëm.
Pra, nëse jeni përdorues i tualetit, si mund të përshtatni shprehitë tuaja të jashtëqitjes për të mbrojtur zorrët? E pra, Enders sugjeron që gjatë uljes në tualet të veni një stol të vogël para jush që të ngritni këmbët më lart. Pra, mbani mend- mblidhuni duke u përkulur në gjunj, që të keni jashtëqitje dhe prapanicë të shëndetshme./kosovarja.ch/