Toksinat grumbullohen në trup nga ushqimi dhe pijet që i konsumojmë, por edhe përmes lëkurës dhe ajrin që e thithim. Kur kjo sasi është e tepërt, trupi vuan. Atëherë nevojitet pastrim i trupit.
Toksinat grumbullohen në trup nga ushqimi dhe pijet që i konsumojmë, por edhe përmes lëkurës dhe ajrin që e thithim. Kur kjo sasi është e tepërt, trupi vuan. Atëherë nevojitet pastrim i trupit. Është mirë t’i mundësohet tretjes të pushojë pak dhe pastaj të punojë më mirë. Sa më e mirë tretja, edhe ne jemi më të shëndetshëm.
Këto janë simptomat se trupin e keni përplot toksina dhe kërkon pastrim:
- Ndjeheni të plotë dhe të fryrë – nëse trupi nuk është në gjendje për të hedhur mbeturinat siç duhet, vjen deri te problemet. Zbrazja e zorrëve duhet bërë së paku një herë në ditë. Gjegjësisht, mbeturinat nuk dalin nga trupi, ato mund të kthehen në qarkullimin e gjakut dhe krijojnë probleme. Fryerja është simptomi më i shpeshtë i sasisë së tepruar të toksinave në trup, posaçërisht nëse zgjatë shumë.
- Nuk mund të flini si duhet – e keni të vështirë të bëni gjumë apo zgjoheni shpesh natën dhe ditën tjetër jeni të lodhur.
- Keni erë të keqe goje – kur zorrët dhe mëlçia nuk mund të eliminojnë si duhet toksinat, atëherë mund të vijë edhe deri te krijimi i erës së keqe në gojë sepse në gjuhë shtresohen bakteriet.
- Gjuha ka ndryshuar ngjyrën – është bërë e bardhë apo verdhë që bëhet për shkak të shtresimit të bakterieve.
- Ju pengojnë aromat – nëse reagoni jo normal ashpër ndaj të themi, aromës së parfumit apo tymit të duhanit, është e mundur se trupi vuan nga toksinat. Njerëzit që kanë tepricë të toksinave në trup i ndjejnë më fort aromat sepse shqisat i kanë më të theksuara.
- Nuk mund të dobësoheni – me toksinat në trup është njejtë si me hormone të cilët nuk veprojnë si duhet, me ushqim të keq etj. Shumë toksina ushqehen në qelizat yndyrore ashtuqë është vështirë të humben kilogramët e tepërt. Më së shumti grumbullohen në bark.
- Lëkura problematike – kruajtja e vazhdueshme mund të tregojë se keni nevojë për detoksikim urgjent. Gjithashtu, paraqitja e puçrrave (akne) është edhe një simptomë.
- Kokëdhëmbjet – trupi është tepër i ndjeshëm dhe vie deri te kokëdhëmbje të shpeshta.
Tri mënyra si t’i eliminojmë toksinat nga trupi:
Sauna është përzgjedhje e mirë sepse djersitja e mirë nxjerrë toksinat nga trupi. Edhe agjërimi është një nga mënyrat që trupit tuaj t’i lehtësoni jetën dhe t’i ofroni mundësinë që të pushojë pak.
Do të ishte ideale të agjëroni një herë në javë dhe atëherë të mos konsumoni asgjë tjetër përveç ujit. Agjërimi përfundon ditën tjetër me konsumimin e lëngjeve të freskëta nga frutat dhe perimet. Pas kësaj dite konsumohet supë e lehtë, kurse para mbrëmjes perime të ziera.
Konsumimi i ushqimeve të caktuara, gjithashtu ndihmon. Bëhet fjalë për ushqime që lidhen toksinat në vete dhe kështu e ndihmojnë daljen nga organizmi. Këto janë majdanozi, brokoli, algat … Për majdanozin thonë se është një ndër pastruesit më të mirë të trupit nga toksinat dhe metalet e rënda. Shtojeni në të gjitha përgatitjet, në sallata e tj.
Këshillë: Nëse keni probleme të caktuara shëndetësore, para agjërimit apo saunës konsultohuni me mjekun tuaj.