-0.8 C
Priština
More

    Simptomat vdekjeprurëse të kancerit te gratë: Dhimbja në shpinë është më e rrezikshmja!

    spot_imgspot_img

    Kur është fjala për kancerin ovarian, dhimbjet e legenit apo stomakut shkojnë dorë për dore me fryrjen.

    Kur është fjala për mbrojtjen nga kanceri, nuk duhet të mbështeteni vetëm në testet rutinore. Është e rëndësishme, megjithatë, të dëgjoni trupin tuaj dhe të vëzhgoni çdo ndryshim.

    Ja disa simptoma që gratë zakonisht i parashikojnë:

    1. Fishkëllimë apo gulçim

    Pamundësia për thithjen normale të ajrit është një nga shenjat e para të kancerit të mushkërive.

    2. Kollë kronike ose dhimbje gjoksi

    Leukemia dhe kanceri i mushkërive janë vetëm disa lloje të kancerit që mund të shkaktojnë kollë të keqe apo bronkit. Disa të sëmurë me kancer të mushkërive kanë raportuar dhimbje gjoksi e cila shtrihet në shpatull ose krah.

    3. Ethe apo infeksione të shpeshta

    Ky mund të jetë një simptomë e leukemisë, kancer i qelizave të gjakut i cili fillon në palcën kockore. Leukemia çon në prodhimin e sasive anormale të qelizave të bardha të gjakut dhe zvogëlon aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet.

    4. Gëlltitje e vështirësuar

    Ky simptom më së shumti është i lidhur me kancerin e ezofagut apo fytit, por gjithashtu mund të jetë edhe shenjë e kancerit të mushkërive.

    5. Nyje limfatike të enjtura ose gunga në qafë, nën sqetull apo në ije

    Ënjtja e nyjeve limfatike tregon ndryshime në sistemin limfatik, që mund të jetë një shenjë e kancerit.

    6. Paraqitja e mavijosjeve apo gjakderdhje që nuk ndalet

    Kjo simptomë mund të tregojë për leukemi, kjo ndodh për shkak të tepricës së eritrociteve dhe trombociteve gjë që dobëson aftësinë e koagullimit të gjakut.

    7. Dobësi dhe lodhje

    Ndjenja e përgjithshme e lodhjes dhe dobësisë është simptomë e shumë llojeve të ndryshme të kancerit, dhe kjo duhet të interpretohet në kombinim me simptomat tjera. Nëse ka ndjenjë rraskapitjeje pa arsye dhe gjumi nuk ndihmon, duhet menjëherë të konsultoheni me mjekun.

    8. Fryerje e stomakut

    Gratë e diagnostikuara me kancer ovarian kanë një fryerje të pashpjegueshme dhe të papritur të barkut, e cila ka zgjatë për një kohë të gjatë.

    9. Humbje oreksi

    Kjo është gjithashtu një simptomë e kancerit ovarian. Gratë e prekura kanë thënë se kanë oreks të zvogëluar, apo madje nuk kanë ngrënë për një kohë.

    10. Dhimbje të legenit apo barkut

    Kjo është një simptomë që shkon bashkë me fryerje e cila shpesh paralajmëron kancerin ovarian. Dhimbje barku mund të paraqitet edhe si rezultat i shpretkës së zgjëruar kurse kjo është një simptomë e leukemisë.

    11. Gjakderdhje rektale apo gjak në jashtëqitje

    Kjo është një simptomë e shpeshtë e kancerit kolorektal. Prezenca e gjakut gjatë shkuarjes në banjo është arsye e mjaftueshme për konsultim me mjekun.

    12. Humbje peshe e pashpjegueshme

    Humbja në peshë mund të jetë simptomë e hershme për kancerin e zorrës së trashë apo organeve tjera të sistemit të tretjes. Kjo gjithashtu mund të jetë edhe shenjë se kanceri është përhapur në mëlçi dhe kështu ndikon në aftësinë e organizmit për largimin e mbeturinave.

    13. Dhimbjet e barkut (shtrëngime, ngërçe)

    Shfaqja e shtrëngimeve në stomak ose në lukth mund të jetë një tregues i kancerit të zorrës së trashë.

    14. Gjinjë të skuqur, me dhimbje apo të enjtur

    Kjo është një simptomë e kancerit të gjirit. Kur vie deri te çfarëdo ndryshimi të pashpjegueshëm të gjoksit duhet të kërkoni këshilla mjekësore.

    15. Ndryshime në thithka

    Qofshin të rrafshta, të fryera ose të kthyera anash, thithkat sinjalizojnë kancerin e gjirit.

    16. Menstruacione shumë të rënda dhe të dhimbshme ose gjakderdhje në mes të periudhave

    Kjo është një simptomë e kancerit të mitrës. Nëse menstruacionet e rënda përsëriten duhet të shkoni në ultrazë.

    17. Ënjtja e fytyrës

    Fryerja, ënjtja dhe skuqja mund të paralajmërojnë kancerin e mushkërive. Tumoret e vogla të mushkërive zakonisht bllokojnë enët e gjakut në gjoks, pengojnë gjakun të rrjedhë lirshëm nga koka dhe fytyra.

    18. Plagë që nuk shërohen dhe gjakosen lehtë

    Kjo është një simptomë e kancerit të lëkurës, edhe atë i më shumë llojeve të ndryshme.

    19. Ndryshimet në thonj

    Ndryshimet e pashpjegueshme në thonj janë simptomatike te disa lloje të kancerit. Vijat e kafta apo të zeza ose pikat poshtë thonjve mund të sinjalizojnë kancerin e lëkurës, kurse zgjërimet drejt majave të gishtave tregojnë për kancer të mushkërive. Thonjtë e zbehtë mund të tregojnë kancerin e mëlçisë.

    20. Dhimbje në shpinë ose në pjesën e poshtme të djathtë të shpinës

    Shumë të sëmurë nga kanceri i mëlçisë kanë raportuar pikërisht këtë simptomë. Kanceri i gjirit gjithashtu diagnostikohet përmes dhimbjeve të shpinës, ose tregon për zgjerimin e kancerit në kurriz apo brinjë.

    kosovarja.ch

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...