Sëmundja është kronike dhe ndërlidhet me ndryshimet ciklike të hormoneve steroide…
Endometrioza është një sëmundje tipike e femrave në moshën pjellore të tyre, ndërsa simptomet kryesore janë dismenorea apo menstruacionet me shumë dhimbje si dhe dhimbjet e legenit, shkruan Lisa.rs.
Edhepse endometrioza nuk është aq e fshehtë sa mendohet të jetë, që të zbulohet në kohë dhe të zbuten pasojat e saj, duhet të bëni ekzaminime gjinekologjike më shpesh se një herë në vit.
Diagnoza bëhet duke kombinuar analizat për: anamnezën mjekësore, ekzaminimin fizik, testet laboratorike, ultratingujt, laparaskopinë, dhe sipas nevojës edhe rrezonancën magnetike, kolonoskopinë si dhe citoskopinë.
Kjo sëmundje karakterizohet me rritjen e mukozës (endometriumit) jashtë mitrës ku edhe zakonisht ajo ndodhet. Sëmundja është kronike dhe lidhet me ndryshimet ciklike të hormoneve steroide. Tek femrat në moshë riprodhuese, incidenca për endometriozë është 10-15%.
Deri sa të paraqiten simptomat e para, mesatarisht kalojnë 8-9 vite duke u ndërlidhur me shkaqet e infertilitetit. Frekuenca e endometriozës tek femrat jopjellore është shumë e lartë dhe arrin 30-40%.
Simptomat më të zakonshme përfshijnë cikël menstrual me dhimbje, dhimbje gjatë marrëdhënieve seksuale, dhimbje të legenit, çrregullim i ciklit menstrual, gjakderdhje ndërmjet cikleve menstruale si dhe infertilitet.
Kjo trajtohet në mënyrë hormonale ose kirurgjikale, në varësi të rastit a është më i lehtë apo rast i rëndë. Duke marrë parasysh se endometrioza shoqërohet shpesh me infertilitetin, për femrat që duan të lindin përdoret procedura e asistimit për riprodhim, dhe kësisoj këto femra këshillohen që të ngelen shtatzënë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Faktorët e rrezikut
Mundësia për endometriozë është më e lartë tek femrat:
- Që kanë pasur cikël të parë menstrual para moshës 11-12 vjeçare;
- Nuk kanë përdorur kontraceptivë oral;
- Kanë cikël më të shkurtë se 27 ditë;
- Gjakderdhja menstruale iu zgjat më shumë se 7 ditë;
- Kanë shtyer procesin e lindjës së fëmijëve pas moshës 30 vjeçare./kosovarja.ch/