1.4 C
Priština
More

    Simptomat dhe trajtimi i Konjuktivit (ënjtja dhe skuqja e syve)

    spot_imgspot_img

    Konjuktiviti është një sëmundje e syrit që përfshin ënjtje dhe skuqje të membranes që mbulon siprfaqen e syrit, duke përfshirë edhe qepallat. Konjuktiviti është shumë i zakonshëm, nuk është i rrezikshëm, por mjaft irritues dhe zhduket vetvetiu përmes 7-10 ditëve.

    Po ju paraqesim gjithcka qe duhet të dini në lidhje me simptomat, shkaqet dhe trajtimet duke përdorur produkte natyrore kur bëhet fjalë për konjuktivitin.

    Cipa që mbulon tërë syrin zakonisht është kryesisht e pastër, dhe nëse ka ndonjë acarrim apo infeksion bëhet i fryer dhe i kuq.

    Shkaqet më të shpeshta për konjuktivit janë:

    • Infeksion i shkaktuar nga një virus apo bakterie
    • Tharrja e syve për shkak të mungesës së lotëve apo ekspozimit ndaj erës së forte si dhe diellit
    • Kimikatet, tymi
    • Alergji

    Konjuktiviti që shkaktohet nga virusi apo bacteria është shumë ngjtiëse dhe përhapet shumë lehtë në mesin e njerëzve, veçanërisht të fëmijëve. Sigurohuni që të keni duar të lara gjatë prekjes së syve dhe mos fshini sytë me peshqir që është përdorur nga njerëz të tjerë. Konjuktiviti viral zakonisht shkaktohet nga adenovirusi, i njejti virus që shkakton edhe virusin e frymëmarrjes, dhimbjes së fytit, inflamacionin e traktit respirator. Herepsi gjithashtu mund të jetë shkak i konjuktivitit, por më rrallë.

    Simptomet e konjuktivit viral:

    • Skuqje e sklerës
    • Qepalla të fryra
    • Sy të përlotur
    • Rritje e sekretimit të syrit

    Konjuktiviti viral zakonisht ka simptome që zgjasin 5-7 ditë, por sëmundja mund të zgjatet edhe deri në tre javë dhe të bëhet kronike. Konjuktiviti në ato raste është i padëmshëm, por mund të shkaktojë komplikime në rastet kur personi ka sistem të dobvsuar imunitar.

    Shkaqet e konjuktivit-it bakterial:

    • Infeksionet stafilokoke
    • Influenca Tipi B
    • Gonoreja

    Simptomet e konjuktivit-it bakterial përfshijnë:

    • Skuqje të së bardhës së syrit
    • Shkarkesë gri ose e verdhë nga syri
    • Dhimbje
    • Ënjtje e qepallës së sipërme

    Si të trajtohet konjuktiviti

    Përdorimi i preparateve natyrore minimizojnë dhimbjen, sikletin dhe e bëjnë më pak irrituese syrin. Nëse mbani lente, largoni ato edhe mabni syze derisa të shërohet infeksioni. Lentet duhet larë tërësisht që të mos leni gjurmë të virusit.

    Përdorni fasha të ngrohta dhe të ftohta. Pothuajse e vetmja mënyrë që të përshpejtoni shërimin e konjuktivit-it është përdorimi i këtyre fashave që të lehtësoni sadopak dhimbjen. Sytë mund ti shpëlani edhe me kamomil të ngrohtë. Pjesa më e keqe e konjuktivit-it ësht se krijon një lloj fluksi nga sytë dhe i mbyll ato plotësisht përreth syve, duhet ti pastroni rregullisht për disa herë. Bëni këtë me leckë të lagur dhe gjithmonë fshijeni pjesën e brendshme të syve./kosovarja.ch/

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...