Përbëresit
- 600 gr.miell,
- 4 vezë,
- 1 lugë e vogël sheqer,
- 150 gr.margarinë,
- 1 katrorkë madhësie shkrepëse maja e freskët,
- 2 dcl qumësht,
- 1 lugë e vogël kripë,
- 200 gr.djath i fortë.
Udhëzime
- Maja ulet me pak qumësht,1 lugë e vogël sheqer dhe pak miell.
- Përzihet mirë dhe qëndron në vend të ngrohtë gjersa të vijë.3 vezë dhe një e verdhë veze tunden.
- Shtohet qumështi i vakët,kripa,maja e ardhur dhe mielli.
- Pasi përzihet mirë dhe ngjeshet,brumi ndahet në 6 toptha.
- Pesë petët hapen, lyhen me margarinë të shkrirë dhe vehen njëra mbi tjetrën,kurse mbi petën e gjashtë hidhet djathi i kaluar në rende ose i troshitur.
- Pëtët e hapura mbështillen në role,priten në pjesë trashësie1,5-2 cm.dhe palosen në tepsi të lyer me yndyrë të larguara njëra nga tjetra,në mënyrë që ato të piqen njëlloj nga të gjitha anët.
- Pasi të vijë brumi 45 min.lyhen me të bardhë veze dhe tepsia futet në furrë të nxehtë me temperaturë 180 gradë C për t’u pjekur afro 30 min.