-3.2 C
Priština
More

    Simbolikat e Tatuazheve

    spot_imgspot_img

    Pranvera dhe vera janë koha e reklamimit të tatuazheve të cilat gjenden në vende të ndryshme të trupit, por nuk është koha kur ato bëhen. Për këtë nismë vjeshta e dimri janë koha më e mirë, sepse lëkura nuk është shumë e ekspozuar në diell.

    Nëse nuk e dini çfarë tatuazhi doni dhe në cilën pjesë të trupit, interneti është vendi ku mund të gjeni inspirimin. Imagjinata dhe puna e mjeshtrit janë kryesoret që tatuazhi të ju dal si duhet.

    Që të ju ndihmojmë të merrni vendimin e duhur, ja disa propozime interesante dhe ideja për tatuazh dhe domethënien e tyre. Këto janë vetëm idea, ndërsa ju vendosni a do të jenë këto vula juaj personale, që do t’ju paraqesë ne dritë të drejtë.

    Dhe mos harroni që kur të bëni tatuazh, kjo është foto të cilën do ta mbani e shikoni në vete gjatë gjithë jetës, përveç nëse vendosni të shkoni në trajtime laserike.

    Shkronjat kineze dhe simbolika

    Nëse keni vend të caktuar në trup që ka pigment pak më ndryshe e që do të donit ta fshihni apo dëshironi ndonjë tatuazh të vogël që për ju ka domethënie të caktuar, shkronjat kineze mund të jenë një ndër përzgjedhjet më të mira. Këto shkronja komplekse, të ashtuquajtura logograme nuk janë shkronja të thjeshta, siç janë ato të shkrimit tonë, por secila nga ato shenja paraqet fjalë të caktuara dhe mund të përdoren në mënyrë individuale. Për shembull, shenjat kineze për pushtet, guxim, besim, katër elementet fillestare- uji, flaka, ajri dhe toka e kështu me radhë. Disa shenja mund të tregojnë tregimin tuaj.

    Flutura në trup

    Shumë njerëz do t’ju këshillojnë që mos të vendosni flutura në trup, sepse ato mund të paraqesin bukurinë kalimtare, personalitetin jo stabil, kotësi…Por nëse nuk ju ndjen çka do të mendojnë të tjerët për ju, atëherë nuk keni pse të merakoseni. Fluturat në një apo më shumë ngjyra mund të jetë tatuazh shumë i bukur. Nëse dëshironi që këtë perceptim negativ ta ktheni në pozitiv, duhet të dini që në civilizimet e lashta kanë besuar që me ndihmën e fluturës shpirtërat e të vdekurve kanë fluturuar në qiell. Kështu, tatuazhi juaj mund të ketë simbolikë shumë të thellë dhe të paraqesë kujtimin në ndonjë njeri që e keni dashur, e më nuk është gjallë.

    Syri i Horus

    Syri i Horus është i njohur si ‘Syri i zotit Ra’ apo ‘Syri gjithëpamës’, e bëhet fjalë për simbol të vjetër egjiptian i cili sjell fat, prosperitet, urtësi dhe të ruan nga të ligat, sëmundjet…Kjo është njëra ndër tatuazhet më të popullarizuara. Syri i Horosit mund të simbolizojë një person të dashur për juve, i cili ju do, ju drejton dhe mbron në jetë, më pas forcën e brendshme dhe mundësinë për t’i njohur njerëzit e mirë.

    Simbolet kelte

    Mënyrat e ndryshme të kryqeve kelte të cilat në dukje janë shumë të pasura, të dekoruara dhe definitivisht mistike dhe përplot simbolik i takojnë tatuazheve interesante. Edhe pse kryqi kelt në përgjithësi është simbol fetar, i cili ka rrjedhë si shënim i trashëgimisë së ndokujt, ato mund të paraqesin edhe përjetësinë. Simbolet dhe ornamentet tjera kelte, e më vonë edhe kryqet kanë dalë nga besimi i tyre pagan, tradita dhe normal nga respekti për diellin dhe hënën dhe bashkimin e katër elementeve kryesore- ujit, flakës, ajrit dhe dheut të cilat paraqesin forcë dhe baraspeshë jetësore.

    Tribalët dhe tatuazhet maure

    Nëse ju pëlqen stili i tatuazhit tribal, atëherë gjithsesi kërkoni mjeshtrin e duhur për tatuazhe. Për shembull triali dhe tatuazhet maure kanë një stil të njohur e të caktuar, por përsëri secila mund të jetë ndryshe. Ato formësohen sipas stilit dhe konstruktit të trupit dhe sipas dëshirave dhe shijeve të atij që do ta bëj tatuazhin. Secili mjeshtër i tatuazheve do ta bëj kreacionin e tatuazhit tuaj personal.

    Peshku i artë Koi

    Ky lloj i peshkut të artë është pjesë e mitologjisë kineze dhe japoneze, e bëhet fjalë për peshkun i cili konsiderohet si personifikim i forcës dhe kualiteteve tjera pozitive siç janë aftësitë për arritje të larta të objektivave, forcën emocionale dhe shpirtërore e cila është e nevojshme për të tejkaluar kohët e vështira. Gjithashtu, besohet që ky peshk sillet si të ishte samuraj,dhe pasi që është kapur në rrjetë trimërisht pret vdekjen e tij. Kjo është e fortë kur noton kundër rrymave në mënyrë që të gjejë ushqim dhe për këtë është simbol i trimërisë.

    Tatuazhet e luleve

    Tatuazhet e luleve të ndryshme anë shumë të popullarizuara tek femrat edhe kjo jo vetëm se janë të bukura dhe femërore, por sepse secila lloj e lules e ka domethënien e vet. Kështu orkidejat kanë simbolizojnë bukurinë, dashurinë dhe gjendjen e bekuar, zambaku i ujit simbolizon pastërtinë, inteligjencën, dashurinë dhe trimërinë, plumerija simbolizon shoqërinë dhe ngrohtësinë…dhe një kohë të caktuar. Atëherë, për secilën lule apo bimë mund të gjeni edhe domethënien.

    Tatuazhi i notave dhe shënimeve notash

    Muzikantët dhe adhuruesit e muzikës në të gjithë botën zgjedhin nota muzikore, por edhe pjesë të shënimeve. Sigurisht këto tatuazhe simbolizojnë një dashuri të përcaktuar për muzikë, talent, e ndoshta edhe kujtim në ndonjë person të dashur i cili e ka dashur muzikën dhe ndonjë melodi të caktuar. /kosovarja.ch/

     

    Shpërndaje postimin:

    spot_imgspot_img

    Të popullarizuara

    spot_imgspot_img

    Artikuj të ngjajshëm
    Artikuj të ngjajshëm

    Pushimet shijojnë më shumë me Prime Travel

    Ndërsa ditët e diellit të gushtit i lënë butësisht...

    Dëshironi të vraponi më shpejt, ndiqni këto tri këshilla

    Të gjithë e kemi dëgjuar frazën se duke e...

    Dëgjoni këto këngë për seks të ngadaltë dhe sensual

    Muzika mund të ndikojë në dëshirën tonë seksuale. Kështu...

    Çfarë është shtatzënia ektopike?

    Një shtatzëni ektopike mund të jetë një ngjarje shkatërruese...